Takim me strukturat e DMR-së Kukës

Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, njëherësh dhe Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Kukës, sot me datë 08.06.2020 ora 10:00, zhvilloi një takim të përbashkët në ambjentet e DMR-së Kukës me strukturat e DMR-së dhe Drejtorisë Vendore të Policisë.
Nē këtë takim Prefekti falenderoi këto struktura për bashkëpunimin në kryerjen e detyrave të përbashkëta, në kuadrin e gjëndjes së fatkeqësisë natyrore, për parandalimin e pasojave të shkaktuara nga COVID-19.
Realizimi i detyrave është kryer me sukses e profesionalizëm si dhe duke ruajtur gatishmërinë e strukturave.
Nga Drejtori i Policisë Vendore të Qarkut Kukës z. Zef Laska në shenjë falenderimi për bashkëpunimin e frytshëm ju dha çertifikatë mirënjohje DMR-së Kukës dhe strukturave të Policisë Ushtarake që operojnë në Qarkun Kukës.