Per shkak te perkeqesimit te situates te motit dhe parashkimet per ditet e ardhshme sot me date 30.11.2017 nen drejtimin e Prefektit te Qarkut z Zenel Kuçana u zhvillua takimi me firmat kontraktore dhe me strukturat e planifikimit dhe perballimit te emergjencave civile.
Ne kete takim prefekti i qarkut z Kuçana kerkoi nga te gjithe te pranishmit sidomos nga firmat kontraktore dhe nga drejtorite e emergjencave civile te tre bashkive qe te marrin masat e duhura per garantimin e mbajtjes hapur te rrugeve dhe te monitorimit dhe vleresimit te situates se problematikes dimerore qe mund te shfaqet ne ditet ne vazhdim.
Gjthashtu u dhane porosi edhe per Drejtorine Vendore te Policise se Qarkut dhe ate te Kufirit dhe Migracionit, te strukturave ushtarake te Detashmentit te Mbrojtjes Rajonale,te punonjesve te OSHEE-se,te Drejtorise Rajonale te Shendetesise,te DAR-se Kukes si dhe per dy Nenprefektet per te monitoruar dhe dhene informacion te vazhdueshem per situaten.
Me qëllim përballimin e situatave emergjente që mund të krijohen nga Institucioni i Prefektit e strukturat e tjera shtetërore, janë kryer e po kryen një sërë veprimtarish për përballimin me sukses të emergjencave civile dimërore e konkretisht:
Në shkallë bashkie janë ngritur e funksionojnë Komisionet e Planifikimit e Përballimit të Emergjencës Civile të cilët drejtohen nga Kryetari i Bashkisë, strukturë e cila do të monitorojë, organizojë të gjitha aktivitetet apo operacionet në funksion të përballimit me sukses të emergjencave dimërore.
Janë përpunuar urdhërat për ngritjen e infrastrukturës së domosdoshme.
Është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm e dërguar gjithë strukturës shtetërore sipas detyrimeve ligjore në marrjen e masave, për përballimin e emergjencës sezonale të pasqyruara në Planin e Veprimit.
Në bashkëpunim me të gjithë aktorët që do të marrin pjesë në përballimin e Emergjencave Dimërore eshte perpunuar Plani i Emergjencave Civile në Shkallë Qarku.
Objektiv kryesor është mbajtja e rrugëve që përshkojnë territorin e Qarkut të qarkullueshme.
Sipas raportimeve që kemi gjendja e akseve rrugore është në nivelin e gjendjes “mirë dhe shumë mirë” të tyre.
Te ushtrohet gjithe kujdesi i duhur per mirembajtjen e rruges se Kombit e cila i është dhënë tashmë me Konçesion Kompanive “Kastrati”e “Salillari” që nga data 09.09.2017.
Të gjitha rrugët e tjera në Qarkun Kukës janë të dhëna firmave sipërmarrëse me performance.
Gjatë inspektimit të ujmbledhesve janë konstatuar një serë problemesh kryesisht në ujëlëshuesit, shkarkuesit, filtrime në skarpatet e jashtme të rezervuareve deri në uljen e nivelit të digave.
Me problem janë rezervuarët T’Pla, Njësia Administrative Fierzë të Bashkisë Tropojë, Golaj 1, të Bashkisë Has e F.Dugagjin të Bashkisë Kukës.
Nga Bordi i Kullimit dhe drejtorite e emergjencave civile te bashkive janë marrë e po merren masat e nevojshme organizative për përballimin e Emergjencave Civile Dimërore.
Nga përvoja e viteve të kaluara si rezultat i reshjeve të shumta të shiut në periudhën vjeshtë–dimër në Qarkun tone, lumejtë mund te krijojnë probleme për akset rrugore kryesisht në argjinatura siç është lumi i Valbonës ku janë prishur disa argjinatura të rrugës Bajram Curri–Valbonë dhe Cërrnicë-Bujan-Fierzë për këtë kërkohet monitorimi dhe menaxhimi në rastet e reshjeve të shumta që të mos ketë probleme të tilla.
Ju sjell edhe një herë në vemendjen Tuaj:
Ringritja e mbajtja aktive e Komisioneve të Planifikimit e Përballimit të Emergjencave Civile.
Zbatimi i planeve dhe programeve të punës të hartuara, për situatat dimërore
Marrja e masave për ndërgjegjësimin e publikut ndaj rreziqeve dhe përgatitja për monitorimin e situatës, për mënyrën e proçedurave të njoftimit, të alarmit e evakuimit të popullatës, mjetet për komunikim gjatë emergjencave, zonat e mbrojtjes dhe vendstrehimet e sigurta në rast nevoje.
Të mbahen nën kontroll dhe në monitorim niveli ujrave, brenda kapaciteteve të sigurisë së digave, duke kërkuar derdhjen e tyre në rast tejmbushje.
Bashkëpunim me Autoritetin Rrugor për ndjekjen me prioritet të kontratave të nënshkruarar, për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale.
Kontroll e verifikim lidhur me gadishmërinë e forcave e mjeteve si të sektorit shtetëror ashtu dhe atij privat me qëllim përdorimin e tyre në situata emergjente.
Të bëhet bilanci i rezervave ushqimore e kontrolli i tyre, për popullatën e atyre të gjësë së gjallë e marrjen e masave për plotësimin e mangësive.
Sigurimin e vazhdueshëm të furnizimit me materiale me artikuj jetësore dhe burime njerëzore pranë zonave në rrezik.
Marrja e masave për kryerjen e punimeve publike emergjente për të siguruar parapërgatitje dhe mbrojtje ndaj rreziqeve të sezonit.
Strukturat e specializuara tashmë krahas detyrimeve ligjore si Drejtoria e Policisë, Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale, Policia e Kufirit e Migracionit e Policia e PMNZSH-së të jenë të përgatitura për ndërhyrje operacionale në shpëtim e kërkim e të organizojnë bashkëveprimin me të gjithë aktorët.
Bashkëpunim me Policinë e Qarkullimit Rrugor për zbatimin e rregullave të qarkullimit në rastet e bllokimit të rrugëve nga reshjet apo ngricat.
Krahas krijimit të rezervave në medikamente farmaceutike në të gjithë rajonin e Qarkut kërkohet përforcimi i urgjencës spitalore deri ne krijimin e shtretërve rezervë në ambjentet spitalore, të përpunohet sistemi i lajmërimit për ndërhyrje në raste emergjencash shëndetesore të specializuar si në rrugë tokësore ashtu edhe ajrore.
Institucionet e shërbimit publik të angazhohen, për furnizimin normal me energji elektrike e me ujë të pijshëm në situatat emergjente.
Bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore dhe strukturat përgjegjëse arsimore, për sigurimin e mbarëvajtjen e proçesit mësimor, ngrohjen e ambjenteve shkollore dhe transportin e mësuesve e nxënësve,dhe nga Bashkitë kërkohet vlerësim maksimal i situatave duke e shoqëruar me angazhim forcash e mjetesh.
Inspektim i zonave që janë me premisa rrëshqitje e përpunimi i planeve të evakuimit të popullatës.
Nënprefektët të mbajnë gjatë të gjithë kohës nën monitorim situatat që mund të krijohen në rrethin përkatës dukë bashkërenduar me gjitha strukturat shtetërore.
Të mbahet korrospondencë e vazhdueshme me Komisionin e Emergjencave në shkallë qarku, për dhënie e pasqyrim situatash e mënyrën e zgjidhjes nga ana juaj të problematikës.
Të caktohet nga gjithë sejcili prej jush, një punonjës i cili do të mbajë komunikim të vazhdueshëm me Sektorin e Emergjencave e Krizave të Institucionit i cili jep informacione gjatë gjithë kohës Kryetarit të Komisionit të Emergjencave Civile.
Kukes me 30.11.2017.