Takim me Shtabin e Luftes Kunder Kultivimit e Trafikimit te Bimeve Narkotike.

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Sot me date  05.04.2017 ora 11.00 u zhvillua ne Institucionin e Prefektit nje takim me Antaret e Shtabit per Luften Kunder Kultivimit te Bimeve Narkotike per punen e e bere gjate vitit 2016 si dhe miratimin e Planit te Veprimit 2017.

Ne kete takim merrnin pjese Perfaqesues te : Keshillit te Qarkut,te Drejtorise Vendore te Policise dhe tre Drejtuesit e Komisariateve ,te Policise se Kufirit dhe Migracionit,te Drejtorise Arsimore Rajonale , te Shish,Perfaqesues te Bashkive Kukes,Tropoje dhe Has ,te dy Nenprefekturave Tropoje dhe Has,te Drejtorise se Bujqesise dhe te Inspektoriatit te Mjedisit e Pyjeve si dhe aktore te tjere….

Në zbatim të akteve ligjore, nënligjore e detyrave të planizuara gjatë vitit 2016 “Për parandalimin, organizimin e punës dhe kryerjen e operacioneve policore për identifikimin, asgjësimin e sipërfaqeve të  mbjella me bimë narkotike“ u realizuan një sërë detyrash,operacionesh e veprimtarish me qëllim realizimin e detyrave të vëna në dokumentat planizuese per luften kunder ketij fenomeni.

Gjatë vitit 2016, u angazhuan e funksionuan në tërësi të gjithë strukturat shtetërore që nga Shtabi i Luftës Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike deri tek ato policore të specializuara për këtë qëllim.

Këto angazhime u fokusuan në dy faza:

 

  1. Sensibilizimin e komunitetit të Qarkut tonë për ndërgjegjësimin e të gjitha shtresave të popullsisë për rrezikshmërinë, pasojat qe ka fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike (Canabis Sativa) në jetën shoqerore tek qytetarët e Qarkut tonë.
  2. Veprime konkrete në terren për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike si dhe lufta kundër transportimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Pas fjales se mbajtur nga ana e Prefektit te Qarkut z Morina per punen e bere gjate 2016 pati diskutime per punen e bere nga te gjithe Antaret e Shtabit te Luftes Kunder Narkotikeve si dhe problemet me te cilat jane ndeshur gjate kryerjes se detyrave.

Me poshte po japim disa te dhena nga puna e Drejtorise Vendore te Policise si dhe fjalene e mbajtur nga z Morina ne kete takim ne Emer te Drejtuesit te ketij Shtabi.

Disa nga të dhënat e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë për 2016…

 Janë zhvilluar  52 plane operacionale.
–  Janë evidentuar 42 raste të kultivimit të bimëve narkotike, të kultivuara në 75 parcela me 23.343 rrënjë bimësh , të përmasave të ndryshme.
–  Janë zbuluar  12 raste, ose 23.4%,  me 20 autor, nga të cilët 9 të  arrestuar në flagrancë 8 në kërkim, 3 në gjendje të lirë për mos kallëzim krimi.
–  Janë kryer 328 kontrolle të territorit në  zona me risk të larte/mesëm me angazhimin e   1.126 forca policie dhe  255 mjeteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe të tre komisariateve të Policisë te Qarkut Kukës.
–  Nuk ka asnjë rast të kultivimit të bimëve në sera.
–  Janë prodhuar 92 informacione policore për kultivimin e bimëve narkotike.

Të nderuar të pranishëm.

Viti 2017 është shpallur nga ana e Qeverisë Shqiptare si vit i luftës frontale kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Mbi këtë bazë para pak ditësh është miratuar në Këshillin e Ministrave ”Plani i Veprimit i Luftës Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Lëndëve Narkotike“ një plan ambicioz dhe i detajuar me detyra konkrete për çdo Institucion qëndror dhe vendor i cili kërkon marrjen e masave të plota për parandalimin, organizimin e punës dhe kryerjen e  operacioneve policore dhe sensibilizimin e gjithë qytetarëve për identifikimin, asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike, më objektivin kryesor elemiminimin e plotë të fenomenit të mbjelljes e trafikimit të bimëve narkotike.

Në zbatim të detyrave të vendosura në këtë Plan Veprimi do të krijohen këto struktura në nivel kombëtar:

1-Komiteti Ndërministror që do të kryesohet nga Zv/Kryeministri.

2-Taskë-Forca Qëndrore që do të raportojë tek Komiteti Ndër-Ministror në përbërje me Ministra dhe drejtues të lartë të Institucioneve Qëndore si: Policia, Prokuroria ,Shish,Forcat e Armatosura..etj.

3-Task-Forca Vendore që do të kryesohet nga Prefekti i Qarkut e cila do të ketë në përbërje të saj struktura drejtuese dhe kordinuese të të gjitha Institucioneve Qendrore në nivel Vendor.

Këto objektiva madhore që pasqyrohen në këtë Plan-Veprimi diktohen edhe nga pozicioni tashmë europian i vendit tonë si anëtar i NATO-s e kandidat për në Bashkimin Europian.

Me qëllim realizimin e detyrimeve të përcaktuara për periudhën në vazhdim kërkohet:

  • Zhvillimin i një takimi të zgjeruar brenda këtij muaji në shkallë Qarku nga ana e Taskë-Forcës Vendore në zbatim të detyrave të Planit të Veprimit ku të detajohen të gjithë detyrat e çdo Institucioni për Luftën Kundër Kultivimit e Trafikimit të Lëndëve Narkotike..

 

 

 

  • Sensibilizimin e komunitetit të Qarkut dhe ndërgjegjësimin e të gjitha shtresave të popullsisë për rrezikshmërinë, pasojat që ka fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike (Canabis Sativa) në jetën shoqërore e familjare të qytetarëve të Qarkut tonë.
  • Bashkitë të angazhohen në luftën kundra kultivimit të bimëve narkotike duke vendosur në funksion të kësaj pune Këshillat Bashkiake, Administratorët e Njësive Administrative, Kryetarët e Fshatrave e Komunitetin e këtyre Njësive.
  • Nga strukturat e specializuara të Drejtorisë së Policisë Qarkut të planizohen e të zbatohen të gjithë detyrimet ligjore në luftën kundër fenomenit si dhe të zhvillohen takime me përfaqësues të pushtetit vendor, të komunitetit, Administratorët e njësive vendore, kryetarët e fshatrave, anëtarët e këshillave të fshatrave, drejtues e nxënës të shkollave në shkallë Qarku për sensibilizimin e qytetarëve për pasojat e kultivimit dhe tafikimit të këtyre lëndëve
  • Harmonizim i punës së strukturave që përfshihen në veprimtaritë kundër kultivimit të bimëve narkotike Canabis Sativa sidomos të atyre të specializuara.
  • Të gjithë këto aktivitete kërkojnë përsosjen e mëtejshme të punës të të gjitha strukturave si në shkëmbimin e informacionit e të eksperiencës deri në mbështetjen e aksioneve të ndërsjellta nga Institucione të ndryshme.
  • Grupet e Kontrollit të Territorit të instruktohen e të jenë të përgjegjshëm për detyrën dhe detyrimet që ato kanë, duke zbatuar të gjitha proçedurat e përcaktuara ligjore
  • Vëmendje e veçantë ti kushtohet territoreve të ashtuquajtura “të nxehta”, të tokave pa pronarë ne territoret e largëta e të thella të Njësive Administartive, të serave, të tuneleve apo vend-strehimeve si dhe të objekteve publike të pa privatizuara.
  • Zbatimi korrekt i ligjit të jetë parimi themelor ndaj çdo veprimtarie kriminale në kultivimin e bimëve narkotike si dhe informacionet operative të vlerësohen duke vepruar në mënyre të shpejtë e të drejtëpërdrejtë.
  • Bashkëpunimi me strukturat e specializuara dhe Shtabin e ngritur në shkallë Qarku.
  • Informacion mujor çdo datë 5 të muajit për Shtabin e Qarkut të Luftës Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike, për gjendjen aktuale dhe masat e marra në parandalimin e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_media_grid grid_id=”vc_gid:1491478171223-9603cfc4-ebb4-5″ include=”5984,5985,5986,5987,5983″][/vc_column][/vc_row]