Sot me date 20.10.2017 ora 11.00 ne Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua nje takim ne zbatim te detyrave te Task-Forces per ”Percaktimin e rregullave per therjen e kafsheve dhe tregtimin e mishit te tyre”
Ne kete takim qe drejtohej nga Kordinatori i Pergjithshem i Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes z Abdulla Domi merrnin pjese edhe :
1-Perfaqesues te AKU Kukes 2.Perfaqesues te Drejtorise se Policise se Qarkut 3.Perfaqesues te Drejtorise se Tatim-Taksave 4.Perfaqesues te Inspektoriatit Shendetsor Shteteror 5.Perfaqesues te Bashkise Kukes.6-Perfaqesues te Drejtorise se Bujqesise Kukes.
Nga informacionet e ardhura theksoi z Domi ne kete takim vleresohet se nga ana e Drejtorise Rajonale te AKU-se ka pasur nje inspektim te vazhdueshem per te verifikuar kushtet higjenike ne te cilat theren bagetia,transportohen dhe shitet mishi e nenproduktet e tij.
1-Ne Bashkine Kukes :
Fillimisht po ju informojme se per shkak te mospermbushjes se kushteve as minimale te higjenes dhe standarteve te kerkura me ane te nje urdheri te AKU-se si organi pergjegjes dhe kontrollues thertorja ekzistuese e Bashkise Kukes eshte e bllokuar pasi nuk i ploteson parametrat me minimale te therjes se mishit ndaj nga ana e inspektoreve te AKU eshte vendosur bllokimi i aktivitetit te saj deri ne plotesimin e kushteve higjeno-sanitare te punes ne kete thertore nga ana e Bashkise Kukes.
Po keshtu ne baze te inspektimeve te kryera bagetite nuk mund te theren as ne dy thertoret private te licensuara te cilat jane te licensuara dhe plotesojne ne nje fare menyre parametrat dhe standartet e kerkuara teknik dhe higjenik ne bashkine Kukes.
Kurse situata ne njesite e shitjes se mishit ka qene me e kenaqshme pasi pastertia dhe rregulli ne keto njesi eshte ne nivel te kenaqshem.
Siç theksoi perfaqesuesi i Drejt Rajonale te AKU-se Kukes z Hysen Daci per shkak te mbylljes se thertoreve te gjithe njesite e shitjes se mishit ne bashkine Kukes tashme jane te mbyllura.
Njesite e shitjes ne pergjithesi edhe nga kontrollet e ushtruara kane qene te liçensuara nga Tatim-Taksat,dhe jane te paisura e punohet me kase fiskale.
Ky mish qe nxirret per tregtim ne pergjithesi vulosej nga ana e veterinerit te Bashkise duke garantuar ne nje fare menyre cilesine e produktit.
Kujdes i veçante nga ana e grupit te punes te AKU-se iu kushtua menyres se grumbullimit e te shitjes se lekureve dhe duhet thene se situata eshte e kenaqshme sa i perket ketij proçesi.
Jane porositur tregetaret e grumbullimit te lekureve qe ato te mbahen te sistemuara ne ambiente te mbyllura.
2-Ne Bashkine Tropoje :
Nga inspektimi i kryer ne kete rezulton se eshte ngritur prane Nen-Prefektures grupi i punes i cili ka bere pune te mire ne problematiken qe trajton Task-Forca..
Edhe ne Tropoje thertorja e qytetit eshte e bllokuar pasi problemi i pronesise e ka derguar ceshtjen ne prokurori,nderkohe qe kerkohet rikonstruksioni i godines aktuale te thertores se qytetit per ta permiresuar ne parametrat e kerkuara te ligjit pasi nga informacionet e marra ajo ndodhet ne gjendje te papranueshme per te kryer nje sherbim te tille.
Me qellim plotesimin e kushteve higjeno-sanitare ne standartet e kerkuara nga ligji momentalisht ajo pike therje eshte jashte funksionit e bllokuar nga Inspektoriati Shendetsor Shteteror.
Nga informacionet e marra nga grupi i punes ne Tropoje rezulton se njesite e shitjes se mishit jane te mira,me higjene te mjaftueshme per te plotesuar kerkesat e domosdoshme te tregtimit..
3-Ne Bashkine Has.
Nga inspektimi dhe verifikimet e bera ne kete Nen-Prefekture rezulton se situata eshte me normalja ne shkalle Qarku.
Ka nje thertore me standarte normale, e ndertuar tani vitet e fundit por qe per aresye te nje difekti ne vinçin e saj momentalisht eshte jashte funksionit.
Ka probleme edhe me furnizimin me uje te pijshem te vazhdueshem 24 ore edhe ate te bllokimit te pusetes se ujrave te zeza ne afersi te thertores gje qe u la detyre te riparohen.
U la porosi qe te riparohen brenda 20 ditesh difektet e krijuara dhe eshte garantuar se do te mereret me shume seriozitet riparimi i tyre nga ana e Bashkise Has
Kurse ne njesite e tregtimit te mishit situata e pastertise dhe e higjenes ne to eshte e kenaqshme.
Ne kete bashki vazhdon rregullisht therja e kafsheve dhe tregtimi mishit te tyre.
Folen kete takim edhe perfaqesuesit e Komisariatit te Vendore te Policise z Bashkim Muçmataj dhe Abdyl Domi,perfaqesuesi i Bashkise Kukes veterineri Haxhi Bulica,perfaqesuesi i Drejtorise Rajonale Tatimore z Albert Lusha,perfaqesuesi i Drejtorise se Bujqesise z Fermet Zela si dhe perfaqesuesi i Inspektoriatit Shendetesor Shteteror z Mersin Beqiraj.
Ne perfundim te takimit ne te cilen folen te gjithe antaret e Task-Forces u vendos qe:
1-Te vazhdoje te jete ne fuqi bllokimi i thertores tek pazari i kafsheve ne Kukes e Tropoje per arsye te mos plotesimit te standarteve te kerkuara nga qeveria shqiptare dhe AKU.
2- Me qellim qe te mos krijohet konfuzion tek qytetaret dhe te plotesohen kerkesat e tyre per mish u vendos te kerkohet me ane te nje shkrese Ministrit te Bujqesise dhe AKU- se mundesia e lejimit te ushtrimit te aktivitetit te therjes se bagetive per dy pikat e therjes private te licensuara ne Kukes te cilat disponojne disa prej standarteve te kerkuara.
3-Insistimi per gjetjen e fondeve shteterore ose private nga ana e Bashkive per ndertimin sa me shpejt te jete e mundur te thertoreve ne Qytetin e Kukesit dhe te Tropojes te cilat te jete bashkohore me te gjithe parametrat e kerkuara per nje sherbim te tille.
3-Pune e vazhdueshme kontrolluese,paralajmerime dhe inspektime,por edhe gjoba dhe denime nga ana e inspektoreve te AKU-se per te gjithe shkelesit e rregullave te therjes,transportimit dhe tregtimit te mishit sipas aktit normativ te qeverise.
4-Bashkepunimi efikas i Task Forces me policine e shtetit dhe konfiskimi i menjehershem i mallit dhe gjobitja nga ana e policise se rendit apo bashkiake per ato subjekte apo persona qe mund te kundershtojne bllokimet e vendosuara apo ambulantet qe mund te shesin mish ne ambiente te hapura pa kushtet e duhura higjenike.
5-Nga ana e inspektoreve te AKU te mos konsiderohet aksion por pune e panderprere me qellim arritjen e rezultateve te kerkuara nga Task-Forca e ngritur prane Prefektures ne baze te Aktit Normativ te Qeverise Shqiptare.
6-Informacion e vazhdueshem ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes per cdo inspektim dhe kontroll ne baze te Planit te Veprimit te kesaj Task-Force.