Takim me përfaqësuesit e institucioneve dhe subjektet minerare.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PREFEKTI I QARKUT KUKËS

Me datën 22.12.2017 Prefekti i Qarkut Kukës z.Zenel KUÇANA zhvilloj një takim me disa nga përfaqësuesit e institucioneve qëndrore në nivel lokal dhe përfaqësuesit e subjekteve minerare që zhvillojnë aktivitetin në Qarkun e Kukësit.

Nga ana e drejtuesve të institucioneve ishin prezent Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë, përfaqësues i Drejtorisë Rajonale Tatimore, Drejtoresha e Inpektoriatit Shtetëror të Punës, Përfaqësuesit e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve si dhe përfaqësuesit e tre bashkive të Qarkut Kukës, gjithashtu të pranishëm në këtë takim ishin rreth 20 përfaqësues dhe drejtues teknik të subjekteve minerare.

Takimin e hapi Prefekti i Qarkut i cili pasi falenderoj pjesëmarrësit në këtë takim theksoj se Qeveria Shqiptare i konsideron biznesmenët në përgjithësi por subjektet minerare në veçanti si partner të cilët përveç se ndikojnë në fuqizimin e buxhetit të shtetit, punësojnë në subjektet e veta punonjës  të Njësive Administrative në të cilat ushtrojnë aktivitetin.

Një ekspoze të situtatës në terren të firmave dhe subjekteve minerare, problematikën dhe prespektivat e këtij sektori e mbajti specialisti monitorimit të kompetencave vendore dhe funksioneve të deleguara inxhinier Shefki Cenaj. Pastaj takimi vazhdoi në formë bashkëbisedimi në mes të përfaqësueve të subjekteve dhe atyre të institucioneve për një koordinim dhe bashkëpunim më të mirë në funskion të përmirësimit të situatës.

Në përfundim të takimit nga ana e Prefektit dhanë porosi për përmirësimin e gjendjes aktuale duke synuar në luftën kundër informalitetit, përmirësimin e rrëgullave të sigurimit teknik të mbrojtjes në punë, kërkesën e llogarisë për të rikthyer mjedisin në gjendjen e mëparshme sipas përcaktimve të lejeve mjedisore, punësimin në këtë subjekt të sa më shumë banorëve në Njësitë Administrative respektive, rrethimin dhe izolimi i zonës ku zhvillohet aktiviteti si dhe u dha porosi e qartë se në asnjë mënyrë mos të krijohen stogje minerare apo sterile sipër ujësjellësva apo rezervuarvëve duke eliminuar në këtë mënyrë poblematikat që mund të krijohen në ditët me reshje të dendura shiu.

Do të vazhdohet të inspektohen të gjithë subjektet minerare me grupe pune të përbashkëta nga institucionet shtetërore, RISHM-i si dhe AKBN-ja me qëllim që të shikohet zbatimi i detyrimeve të kërkuara në funksion të ligjit dhe rregullave në fuqi.

Pati një mirëkuptim të plotë për problematikën e trajtuar nga ana e subjekteve minerare të cilët pasi falenderuan Prefektin e Qarkut për organizimin e këtij takimi dhe trajtimin e problematikave që hasen, garantuan Institucionin e Prefektit për bashkëpunimin në të ardhmen.

Detyra specifike dhe më të detajuara të dala nga ky takim do të ju dërgohen nga ana  Institucionit të Prefektit të Qarkut të gjithë subjekteve minerare që zhvillojnë aktivitetin në Qarkun tonë.