Takim me Organin Këshillues të Prefektit të Qarkut Kukës . Korrik 2018.
Sot me date 10.07.2018 ora 12.00 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua takimi i rradhes me Organin Keshillues te Prefektit per muajit Korrik 2018.
Pas fjales se hapjes nga ana e Prefektit te Qarkut Z. Zenel Kuçana ,materialin e pregatitur per kete takim e paraqiti Koordinatori i Pergjithshem Z. Abdulla Domi.
Nga përvoja e krijuar në institucionin e Prefektit dhe në zbatim të porosive të qeverisë Shqiptare, tashmë është krijuar një model shume i mirë i formatit të pritjes së popullit dhe të përpunimit të ankesave apo kërkesave të paraqitura ne Institucionin tone.
Në zbatim të këtyre detyrimeve Prefekti i Qarkut Kukës ka nxjerrë Urdhërin nr.41, datë 21.06.2018 “Për ndjekjen e proçedurës së plotë të shqyrtimit të ankesave dhe zgjidhjes së konflikteve” me anë të të cilit është ngarkuar një punonjës që të ndjekë të gjithë proçedurën e një problematike të një ankese të ardhur në forme shkresore nga momenti i regjistrimit e deri në zgjidhjen e tyre.Duhet thënë se krahas përmirësimit të punës për kthimin në kohë të përgjigjeve sipas afateve të përcaktuara më sipër lë për të dëshiruar mënyra e trajtimit të shkresave të dërguara nga ana e institucionit të Prefektit sidomos tek Njësitë e Qeverisjes Vendore.
Zyra e Bashkëqeverisjes me Qytetarët e ngritur nga ana e Qeverisë Shqiptare së fundmi tregon rëndësinë e madhe që Kryeministri i kushton zgjidhjes së problemeve të qytetarëve, eleminimin e zvarritjeve burokratike që këta të fundit hasin në zyrat e shtetit sidomos në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, aluizni, zyrat e punësimit dhe shërbimit social dhe në përgjithësi në të gjitha zyrat apo institucionet që ofrojnë shërbime.Për 6-mujorin e parë të vitit 2018 kemi të dhëna si më poshtë : 112 letra nga qytetaret të hyra në protokoll , 35 shkresa nga institucionet për letrat e qytetareve hyrë në protokoll ,63 përgjigje të kthyera qytetareve ,74 shkresa dërguar institucioneve për letrat dhe ankesat e qytetareve.
Ne fund te takimit u vendos qe brenda muajit korrik te zhvillohet një takim me drejtuesit e degeve terrritoriale per te analizuar punen e bere dhe per te marre angazhimet e duhura per nje permiresim akoma me te madh te punes ne kete drejtim.
Kukës 10.07.2018.