Takim me Organin Këshillues për pregatitjet për fillimin e Vitit të Ri shkollor.
Me datë 11.09.2018 në zbatim te detyrave ligjore në Institucionin e Prefektit të Qarkut Kukës u zhvillua takimi i Organit këshillues me temë “Marrja e masave per fillimin e Vitit të Ri shkollor 2018-2019.”.Në këtë takim ishin të pranishëm përveç antarëve të këtij Organi edhe Kryetari i Qarkut , Drejtuesit e DAR Kukes dhe Pergjegjesit e ZA ne Tropoje dhe Has,si dhe përfaqësues te Bashkisë Kukës.Nga ana e drejtorit te DAR Kukes z Skender Ahmeti u theksua se në pergjithesi situata e ecurise se procesit te pregatitjes për fillim të vitit dhe e gjendjes se shkollave eshte e pranueshme.Problem perbejne disa shkolla ne rrethin tone per shkak te amortizimit te tyre dhe konkretisht: Shkolla e mesme ne fshatin Fshat Njesia Administrative Gryke Çajë,shkolla e ciklit te ulet ne Domaj Njesia Administrative Bicaj,shkolla 9 vjecare ne fshatin Lojme Njesia Administrative Zapod,shkolla 9 vjecare ne fshatin Tershene Njesia Administrative Bicaj,si dhe problematika me tarracen e gjymnazit “Havzi Nela”ne qytetin e Kukesit.Shkollat ne pergjithesi jane lyer dhe po vazhdon puna për riparimin e difekteve të mundshme në linjat e tualeteve si dhe kompletimin me xhama e ndriçim në këto objekte..
Informacioni i dhene nga ana e pergjegjesit te ZA Tropoje z Petrit Zeneli pasqyronte ne pergjithesi situaten ne shkollat qe administron ZA Tropoje.Edhe ne kete bashki nga 48 shkolla qe jane ne total , shkolla ne Lekbibaj ka probleme dhe nuk ka kushtet e volitshme per zhvillimin e mesimit.Problem ngelet tarraca e shkolles se mesme ne qytet e cila tani do të fillojë proçesin e riparimit pasi fondet janë dhënë.Po mendojmë për zhvendosjen e përkohshme të nxënësve.
Kurse nga ana e z Selman Qema u theksua se nga 24 objekte arsimore ne bashkine e Hasit pese shkolla prej tyre dhe konkretisht; Tregtan,Letaj,Vlahen,Kosturr dhe Dobrune duan nderhyrje ne gjendjen fizike te tyre sepse ne pergjithesi kane probleme me çatite dhe me mundesine e zhvillimit te nje procesi te rregullt mesimor.
Ne kete takim foli edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut z Abedin Oruçi i cili kërkoi angazhimin e kryetarëve te bashkive por edhe të deputetëve për të ndërhyrë me qellim që të rihapet dega e Universitetit të Tiranës si dhe të bëhen përpjekje për të hapur një shkollë profesionale me parametra kualifikimi të mira si dhe të merren masa për largimin e lojrave të fatit në një distancë të konsiderueshme nga objektet shkollore.
Edhe perfaqesuesi i Bashkise Kukes z Mirdash Hoxha tha se duhet te na vihen ne dispozicion me shume fonde nga ana e qeverise me qellim riparimin e shkollave pasi mundesite finaciare te bashkive jane shume te kufizuara.Ai kërkoi që përqëndrimi i shkollave të jetë transparent dhe të mos punohet me dy standarte,por të mundësohet ngritja e konvikteve rajonal të cilët do të kene me shumë mundesi sistemimi për nxënësit qe do vijnë nga zonat e thella.
Ne fund te takimit Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana pasi falenderoi te pranishmit per ekspozenë e bere porositi vazhdimin e punes per plotesimin e nevojave qe kane shkollat me riparime dhe theksoi se keto problematika do ti behen te ditura edhe Kryeministit z Rama me qellim marrjen e masave per nje ecuri normale te proçesit mesimor ne te gjithe territorin e qarkut Kukes.