Takim me Komitetin e Zhvillimit Rajonal të Turizmit dhe Organin Këshillues.

                            PREFEKTI I QARKUT KUKES

 

Takim me Komitetin e Zhvillimit Rajonal të Turizmit dhe Organin Këshillues.

Në zbatim të ligjit 107/2016 date 27.10.2016 “Për Prefektin e Qarkut”,me date 16.05.2018 u zhvillua ne sallen e takimeve ne Prefekture takimi i Organit Keshillues dhe i Komitetit Rajonal te Zhvillimit te Turizmit nen drejtimin e Prefektit te Qarkut z Zenel Kuçana me objekt “Potencialet Turistike te Qarkut Kukes”.
Ne kete takim moren pjese te gjithe antaret e ketyre dy organizimeve dhe pasi u be nje prezantim i tyre u kalua ne diskutimin e problematikes se rendit te dites.
Folen ne kete takim Drejtori i Drejtorise Vendore te Policise z Zef Laska,Drejtori i Drejtorise Vendore te Kufirit dhe Migracionit z Ferdinant Gjeta,Drejtori i Komanduar i Inspektoriatit te Mjedisit dhe Pyjeve,z Sali Hallaci,dhe z Besnik Hallaçi Drejtor i Agjensise Rajonale te Zonave te Mbrojtura,si dhe perfaqesues te tjere lokale.
Ne kete takim i cili u shoqerua me slajte u prezantua puna e mire e bere ne funksion te prezantimit te potencialeve turistike te Qarkut Kukes
Ne kete takim diskutuan ne lidhje me kete problem thuajse te gjithe antaret e Komitetit Rajnonal te Zhvillimit te Turizmit si dhe ato te Organit Keshillues.
Ne perfundim te takimit z Zenel Kuçana porositi te gjithe antaret e ketyre Organeve qe te marrin masat e duhura per nje sezion turistik sa me te qete dhe te kendshem si nje nder prioritetet e qeverise shqiptare.
Ai ofroi ndihmen e Institucionit te Prefektit dhe kerkoi nje angazhim akoma me te madh ne perballimin e detyrave qe u jane ngarkuar Institucioneve lokale dhe qendrore ne lidhje me shrytezimin e potencilaeve turistike te gjithe qarkut tone.

                                                                                                                           Kukes 16.05.2018.