Takim me Komisionin e Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile . 29.10.2018

 

Takim me Komisionin e Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile . 29.10.2018

Ne zbatim te detyrave te ngarkuara ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes me date 29.10.2018 u zhvillua takimi i Komisonit te Planifikimit dhe Perballimit te Emergjencave Civile me antaret e ketij komisioni.Ne kete takim z Kuçana pasi beri nje paraqitje te situates se EC ne shkalle Qarku kerkoi nje informacion për gjendjen aktuale dhe për të masat e duhura per te perballuar me sukses situaten qe mund te krijohet nga dimri qe po afron dhe nga bllokimi rrugeve.

Nga informacioni i dhene nga Sektori i Emergjencave Civile ne Institucionin e Prefektit te Qarkut rezultoi se kemi pasur kontakte te vazhdueshme me te gjitha firmat sipermarrese dhe se jane zhvilluar inspektime ne te gjitha segmentet me qellim qe te mbahen ne gadishmeri te gjitha rruget dhe te hidhet kripe per te garantuar levizjen pa problem ne te gjitha akset rrugore,ndërkohë qe mbetet pa zgjidhje nmire,mbajtja e segmentit rrugor Ura e Zapodit–Shishtavec dhe Sheshi i trageteve Tropoje për shkak se nuk ka një kontratë me Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Nga ana e OSHEE–se u rraportua se ka pasur furnizim te mire te konsumatoreve me energji elektrike dhe se eshte kerkuar qe grupet e punes te jene ne gadishmeri te vazhdueshme dhe te ndjekin situaten me qellim eleminimin e difekteve dhe furnizimin ritmik te abonenteve me energji.

Edhe ne fjalen e perfaqesuesve te Bashkise Kukes dhe Has u theksua se jane marre e po merren masa per pernballimin e dimirit me furnizimin me dru zjarri te shkollave si dhe me lidhje kontrate per hapjen e rrugeve rurale.Nga ana e Prefektit te Qarkut Kukes u dha porosi edhe per strukturat e shendetesise me qellim qe ti pergjigjemi ne kohe me masat e duhura situates qe mund te krijohet.

Prefekti i Qarkut kerkoi qe Shtabi i Emergjencave Civile te vazhdojne  inspektimet intensive ne te gjithe territorin e Qarkut dhe te koordinohet puna ne mes Institucioneve Qendrore dhe Vendore per te perballuar me sukses situaten qe mund ten a krijohet gjate dimrit qe po afron.Motoja e punes sone vazhdon te jete “Nje rruge ku udhetohet me zinxhire konsiderohet rruge e bllokuar”