Takim me drejtuesit e pushtetit vendor, kryetarë të fshatrave, administratorë të NJA, punonjēs të Policisë (SPZ) të bashkisë Kukës, për kontrollin e territorit.

Sot, me datë 11.5.2020, në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës, u zhvillua një takim me drejtuesit e pushtetit vendor, Kryetarë të fshatrave , Administratorë të NJA, punonjēs të Policisë (SPZ) të Bashkisë Kukës, për kontrollin e territorit, ku u diskutua për këto probleme:
 
1️⃣ Marrjen e masave për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.
2️⃣ Parandalimin e prerjes së paligjshme te pyjeve .
3️⃣ Shfytëzimi pa leje dhe pa kriter te shtretërve të përrejve dhe lumejve .
4️⃣ Parandalimin e gjuetisë së paligjshme .
5️⃣ Parandalimin e rënies së zjarreve.
 
Në këtë takim mori pjesë Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana, Kryetari i Bashkisē Kukës z. Safet Gjici, Drejtori i Policisë Qarkut z. Zef Laska, shefi i Komisariatit Kukës z. Agron Kurti etj.
Në këtē takim diskutuan Kryetarë të fshatrave, Administratorë të NJA, mbi masat e marra nga ana e tyre, në luftën kundra këtyre fenomeneve negative.
Gjithashtu nē këtë takim folën Kryetari i Bashkisë z.Safet Gjici, Prefekti i Qarkut ne rolin e Kryetarit të Task-Forcës z. Zenel Kuçana, DVPQ z.Zef Laska.
 
Në fund të takimit u dhanë detyra konkrete për çdo Kryetar Fshati, për çdo Adminstrator të NjA dhe për çdo institucion ligjzbatues për kontrollin e territorit, në luftën kundra kultivimit dhe trafikimit të bimeve narkotike, parandalimin e rënies së zjarreve,prerjeve të paligjshme të pyjeve etj.
Për çdo fenomen negativ për problemet e trajtuara në takim, të jepet informacion në kohēn e duhur.