Takim me Drejtuesit e Degëve Territoriale dhe Inspektoriateve të Qarkut Kukës.

Takim me Drejtuesit e Degëve Territoriale dhe Inspektoriateve të Qarkut Kukës.

Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana zhvilloi sot me date 23.07.2018 ora 11.00 nje takim me drejtuesit e degëve territoriale dhe inspektoriateve të Qarkut Kukës ne te cilen u diskutua problemi i ruajtjes dhe menyres se ekspertizes se materialit arkivor te prodhuar ne kete institucione si dhe per menyren e trajtimit te ankesave te qytetareve.
Pas fjales se Prefektit te Qarkut Z. Zenel Kuçana per piken e pare te rendit te dites ate te trajtimit te punes se arkivave dhe te materialeve arkivore foli ne kete takim z Pashk Alia me detyre Drejtor i Arkivave Vendore ne Drejtorine e Pergjithshme te Arkivave te Shtetit i cili solli ne vemendje te drejtuesve detyrimet ligjore sa i takon punes me arkivin dhe me materialet arkivore.
Pastaj,materialin e pregatitur per piken e dyte te rendit te dites me slajte po per kete takim e paraqiti Koordinatori i Pergjithshem i Prefektures Z. Abdulla Domi.

Rekomandime per realizim detyrash ne kuader te transparences dhe te antikorrupsionit.

Ne zbatim te detyrave te ngarkuara nga Qeveria Shqiptare ne Planin Antikorrupsion  ju sjellim ne vemendjen tuaj realizimin e e detyrave te meposhtme,detyra qe mund tju kene ardhur edhe ne linje hierarkike nga Ministrite apo Inspektoriatet tuaja pergjegjese:
Hapja dhe berja  e aksesueshme per qytetaret faqja e web-it e Institucionit apo deges suaj ne te cilen te pasqyroni te gjitha aktivitetet dhe takimet e punes.Rekomandohet qe ne kete faqe te behen publike sidomos buxhetet e ardhura dhe te konfirmuara,fondet qe do te perdoren per investimet e parashikuara,tenderat e parashikuar per vitin ne vazhdim,njoftime me karakter publik si dhe te gjithe detyrimet qe rrjedhin nga Ligji per kete qellim.
Vendosjen e nje tabele “Per informimin publik” ne hyrje te institucionit apo deges si dhe te paqyrohen ne te nje pjese e buxhetit qe ka te beje me invistimet,lajmerimet me karakter publik,njoftime per qytetaret apo dokumenta te ndryshme qe mendohet se mund te afishohen dhe se kane te bejne me transparencen e punes se deges/Institucionit.
Sic e thame edhe me siper eshte e domosdoshme caktimi i nje personi si kordinator i pritjes se qytetareve (detyre shtesë) i cili do te ndjeke denoncimet qe mund te vijne nga Zyra per Bashkeqeverisje me Qytetaret,Salla Operative Antikorrupsion,si dhe hapja e nje libri te sekretuar ne Institucione qe ka te beje me pritjen e qytetareve ne te cilen te mbahen shenimet e duhura per proceduren e trajtimit te nje ankese nga moment i futjes ne Institucion e deri ne zgjidhjen e tij.
Pasi diskutuan rreth tematikes se takimit shume drejtues te degeve territoriale u angazhuan ne zbatim te ketyre detyrave, dhe ne fund te takimit u dhane porosi per nje pune sistematike dhe te vazhdueshme per permbushjen e detyrimeve  ne kuader te transparences dhe te marredhenjeve me qytetaret.

Kukës. 23.07.2018