[vc_row][vc_column][vc_column_text]Sot me date 15.02.2017 ora 11.00 u zhvillua ne Institucionin e Prefektit nje takim me Antaret e Komitetit Rajonal dhe ato te Tryezes Teknike Antitrafik per punen e e bere gjate vitit 2016 si dhe miratimin e Planit te Veprimit 2017.
Ne kete takim merrnin pjese Perfaqesues te KRAT dhe TTAT te:Keshillit te Qarkut,te Drejtorise Vendore te Policise,te Policise se Kufirit dhe Migracionit,te Drejtorise Arsimore Rajonale,te Drejtorise se Sherbimit Social,te Drejtorise Rajonale te Shendesise,te Shish,Perfaqesues te Bashkise Kukes,te Zyres se Punes si dhe te dy Nenprefekturave Tropoje dhe Has..
Ishte e pranishme edhe perfaqesuesja e Zyres se Kordinatorit Kombetar Antitrafik znj Mimoza Qyrja.
Pas fjales se mbajtur nga ana e Prefektit te Qarkut z Morina me nje fryme te plote pergjegjesie per detyrat e marra ne kete takim pati referime per punen e bere nga te gjithe Antaret e Komitetit Rajonal Antitrafik dhe problemet me te cilat jane ndeshur gjate kryerjes se detyrave.
Nga ana e perfaqesuesve te Drejtorise Vendore te Policise dhe te Drejtorise Rajonale te Kufirit e Migracionit u theksua se sidomos gjate stines se veres per shkak edhe te proçedurave te shkurtuara ekziston mundesia e kalimit te personave me femijet e tyre pa dokumentat e duhura qe me pas detyrohen te lypin ne Kosove.Per kete ndoshta do te ishte e nevojshme nje protokoll shtese me qellim evidentimin e rasteve dhe fillimin e procedurave per deportim ne vendin e origjines.
Pasi eshte riparuar e kompletuar pritet marrja ne dorezim e dhomes se intervistimit per Viktimat apo Viktimat e Mundshme te Trafkimit qe deportohen nga Kosova apo vende te tjera si dhe dhenja e ndihmes me paketat higjenike dhe ushqimore per te intervistuarit ..
Nga ana e perfaqesuesit te Sherbimit Rajonal Shteteror u theksua se mungojne fondet dhe mjetet e transportit per dergimin e personave ne qendra ose prane familjeve si dhe mungesa e fondeve per paketen ushqimore dhe higjenike per VT ose VMT. Specifike për qarkun e Kukësit vazhdon te jete edhe ne kete periudhe fenomeni i fëmijeve që shfrytëzohen për punë e lypje ne Kosovesi dhe problemi i rregjistrimit te femijeve te kthyer nga vendet perendimore ne te cilat keta femije kane lindur por qe nuk jane rregjistruar as atje dhe as ne Shqiperi.
U kerkua krijimi i një zëri të vecantë“Për trafikimin e Qenjeve Njerezore”ne buxhetin e Institucioneve dhe Prefektures per tu perdorur nga ana e Komitetit Rajonal dhe Tryeza Teknike per zhvillimin e aktiviteteve per sensibilizimin , ndergjegjesimin , parandalimin e fenomenit te trafikimit
Ne fund nga te pranishmit u miratua “Plani i Veprimit Antitrafik”per Vitin 2017.
P R E F E K T I
Liman MORINA
Pershendetje.
Duke ju falenderuar te gjitheve per prezencen dhe angazhimin Tuaj jemi mbledhur sot ne kete takim per te bere Analizen e Punes te Luftes Antitrafik per vitin 2016,dhe miratimin e Planit te Veprimit per vitin 2017.
Fillimisht me lejoni te ju informoj se gjate vitit 2016 ne zbatim te detyrave ligjore qe ka Institucioni i Prefektit jane zhvilluar nje sere aktivitetesh dhe ne pergjithesi jane realizuar te gjitha detyrat e vena nga Komiteti Rajonal ne Planin e Veprimit.
Jane zhvilluar 4 takime te Komitetit Rajonal dhe 6 takime te Tryezes Teknike cka nenkupton rendesine e madhe qe Prefektura i kushton luftes kunder Fenomenit te Trafikimit te Personave si nje nder objektivat kryesore te qeverise Shqiptare.
Nje pune shume te mire ne realizimin e detyrave te ngarkuara nga ana e Komitetit Rajonal kane bere te gjithe Anetaret e Tryezes Teknike Antitrafik.
Edhe ne 2 Nen-Prefekturat Has,dhe Tropoje jane te ngrituara Nenkomitetet e Luftes Kunder Trafikimit te Personave dhe jane zhvilluar disa aktivitete nderkohe qe nga ana e Institucionit tone kemi marre pjese edhe ne disa takime per problematiken e dhunes ne familje dhe ate te personave me aftesi te kufizuara.
Kemi qene prezent thuajse ne te gjithe trajnimet qe Kordinatori Kombetar i Luftes Kunder Trafikimit te Personave ka zhvilluar ne Tirane Pogradec ,Vlore etj duke dhene kontributin dhe pervojen tone ne funksion te permiresimit te punes ne luften kunder fenomenit te Trafikimit.
Fale insistimit tone por dhe mbeshtetjes se Caritasit-Shqiptar sivjet u be e mundur edhe rikonstruksioni i dhomes ditore te intervistimit prane Drejtorise Vendore te Policise Kukes e kompletuar me te gjitha paisjet e duhura per nje sherbim komod dhe miqesor.
Ne bashkepunim me Zyren e Koordinatorit Kombetar Antitrafik gjate muajit Tetor 2016 te shpallur si Muaj Antitrafik eshte zhvilluar dhe realizuar kalendari i te gjithe aktiviteteve,dhe duhet theksuar se per zhvillimin korrekt te cdo aktiviteti kemi marre falenderime te vecanta nga Zyra e Koordinatorit Kombetar Antitrafik.
Jane organizuar takime me mesuesit dhe nxënësit e shkollave te qarkut Kukes dhe një vëmendje e veçantë i është kushtuar zhdukjes së fenomenit të braktisjes së nxënësve nga shkolla si dhe kemi marre pjese ne disa aktivitete te zhvilluara nga punonjesit e shendetesise.
Edhe gjate vitit 2016 një vëmendje të veçantë i eshte kushtuar parandalimit të veprimtarisë kriminale, në përgjithësi dhe eleminimit të fenomenit të trafikimit ne vecanti sidomos gjatë sezonit turistik kur fluksi i hyrje-daljeve në kufi është më i lartë,dhe per kete nje falenderim i vecante shkon per punonjesit e Drejtorise Vendore te Policise si dhe te strukturat e Policise se Kufirit dhe Migracionit.
Gjithashtu nuk mund te leme pa pershendetur veçanerisht ne kete takim edhe punen e Sherbimit Social Shteteror te cilet ne cdo kohe kane qene te gatshem te asisitojne ne rastet e Intervistimit te Viktimave apo Viktimave te Mundshme te Trafikimi.
Nje pune e mire eshte bere edhe nga ana e Drejtorise Arsimore Rajonale,Drejtorise se Sherbimit Shendetesor dhe nga Bashkia Kukes ne punen per identifikimin e personave ne rrisk trafikimi,si dhe ne promovimin e Luftes kunder Fenomenit.
Po prezantojme disa aktivitete qe mendojme te zhvillohen dhe te ndiqen nga ana e Tryezes Teknike.Realizimi i tyre eshte ne funksion te Planit te Veprimit vitit 2017.
1-Te organizohet me mesuesit dhe psikologet e shkollave aktivitete sensibilizuese per njohjen e fenomenit te trafikimit te qenjeve njerezore me femijet qe per shkak te varferise mund te konsiderohen potencialisht si rast i mundshem trafikimi ne shkolla.
2-Te behet sensibilizim i komunitetit nepermjet takimeve te Administratoreve dhe bisedave nepermjet medias per te parandaluar dhe luftuar fenomenin e trafikimit.
3-Zhvillimi i aktiviteteve te ndryshme me tema per trafikimin e qenjeve njerezore ,si dhe realizimi i plote i kalendarit te aktiviteteve qe do te zhvillohen gjate muajit Tetor 2017.
4-Bashkerendimi i punes i Komitetit Rajonal Antitrafik me organizimet e reja ne Bashki,me ngritjen e grupeve te perbashketa ne 3 bashkite dhe 2 nenprefekturat.
5-Raportimi i punes se vazhdueshme dhe dergimi i statistikave periodike ne lidhje me fenomenin dhe mbajtja nen kontroll e gjithe situates se trafikimit te qenjeve njerezore.
6-Takime me te shpeshta dhe kontroll me serioz ne kufi ne periudhen e plazhit me qellim identifikimin e fenomenit,ne marrjen dhe perpunimin e nje informacioni faktik te gjendjes se trafikimit te qenjeve njerezore dhe luften per kapjen dhe venjen para drejtesise te personave qe e zhvillojne apo organizojne kete lloj trafiku.
7-Forcimi i lidhjeve midis Komitetit Rajonal Antitrafik e Nenkomiteteve dhe strukturave te ngritura prane Bashkive dhe Njesive Vendore ne adresimin e ceshtjeve qe lidhen me mbrojtjen e grave dhe femijeve,si dhe trafikimin e qenjeve njerezore ne nivel Prefekture.
Le te diskutojme bashkarisht mbi Planin e Veprimit qe ju e keni ne dosjet tuaja dhe ju ftoj ta miratojme ate.
Faleminderit e pune te mbare.
[/vc_column_text][vc_media_grid grid_id=”vc_gid:1487257161928-65a5cd88-0053-4″ include=”5964,5965,5966,5967,5968,5969″][/vc_column][/vc_row]