[vc_row][vc_column][vc_column_text]Me date 08.11.2016 ne oren 16:00 ne Institucionin e Prefektit Qarkut Kukes nen drejtimin e Prefektit z Liman.Morina u zhvillua nje takim i jashtezakonshem me Anetaret e Komisionit te Emergjencave Civile te Qarkut Kukes.[/vc_column_text][vc_column_text]
Ne kete takim pati pjesmarrje te plote te te gjithe Anetareve te Komisionit te cilet pasi u njohen me situaten e krijuar nga rreshjet e shumta te shiut te diteve te fundit nga ana e Prefektit z Morina,njekohesisht raportuan para tij per punen e tyre dhe te institucioneve qe ato perfaqesojne ne perballimin e situates se krijuar.
U kerkua ne kete takim nje bashkerendim me i mire i punes dhe informacionit ne mes Kryepleqve,Administratoreve te Njesive Vendore,Bashkive,DAR dhe ZA,Pergjegjesve te Monitorimit te Rrugeve Nacionale ,forcave te Policise dhe te Mbrojtjes Rajonale si dhe sherbimit OSHE si dhe Sherbimit Zjarrefikes me qellim marrjen ne kohe sa me shpejte te informacionit per emergjenca te mundshme, transmetimin e ketij informacioni te Shtabi i Emergjencave ne Prefekture si dhe marrjen e masave ne funksion te rasteve emergjente qe mund te paraqiten.
Ne pergjithesi pati angazhim dhe marrje detyrash konkrete per te bere te mundur minimizimin e demeve qe mund te shaktohen nga situata e krijuar.
Ne fund te takimit u dhane detyra specifike per secilin Institucion per te qene ne krye te detyrave dhe per te perballuar me sa me pak deme situaten e krijuar nga reshjet e shumta te diteve te fundit.
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_masonry_media_grid grid_id=”vc_gid:1478693551914-99f52a1f-6d1b-4″ include=”5824,5825,5826,5822,5823,5821″][/vc_column][/vc_row]