Takim i Task Forcës Vendore të Luftës Kundër Kultivimit të Kanabis .
Me date 10.07.2018 ora 11.00 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvilluar takimi i rradhes i Task Forces Vendore te Luftes Kunder Kultivimit dhe Trafikimit te Kanabis-it.Ky takim u drejtua nga Prefekti i Qarkut z Kuçana i cili ne fjalen e tij pergezoi strukturat e Drejtorise Vendore te Policise se Shtetit dhe ato te Kufirit dhe Migracionit per punen e bere ne kete lufte si dhe te gjitha Institucionet sherbimet dhe drejtorite qe jane pjese e ketij aksioni.Grupet e kontrollit të territorit vazhdojne të instruktohen e të jenë të përgjegjshëm për aktivitetin që kryejnë duke zbatuar të gjitha proçedurat e përcaktuara në planet e veprimit të Institucioneve.
Vëmendje e veçantë ti kushtohet tokave pa pronare,shtepive apo stallave te baraktisura ,serave apo ish objekteve ushtarake në lartësi të territoreve dhe informacionet operative të vlerësohen duke vepruar në mënyre të shpejtë e të drejtëpërdrejtë për në strukturat përgjegjëse.
Kultivimi i bimëve narkotike, në qarkun e Kukësit është pothuajse inekzistent për shkak të një punë intensive e të mire organizuar dhe të mire koordinuar ndërmjet hallkave të shërbimit policor në Qark, i cili ka përgjegjësinë kryesore në këtë çështje prioritare.Duhet thënë se situata është tërësisht nën kontroll të strukturave të shërbimit policor, të cilët po monitorojnë në mënyrë të përditësuar situatën në terren, duke koordinuar edhe me institucionet partnere për goditjen e kësaj veprimtarie dhe te autoreve të saj.
Ne fund te takimit te Task Forces Vendore te Luftes Kunder Kultivimit dhe Trafikimit te Kanabis-it u bene diskutime te ndryshme nga te pranishmit u moren angazhime per nje lufte akoma me te madhe ne kete drejtim per ta hequr njehere e mire Kukesin nga harta e kultivimit dhe e trafikimit te kanabis-it.
Kukes 10.07.2018.