Sot, më datë 01.07.2025, Prefekti i Qarkut Kukës, z. Dritan Baji, zhvilloi një takim pune me Anëtarët e Task-Forcës Lokale Ndërinstitucionale, në funksion të ndjekjes dhe vlerësimit të ecurisë së Sezonit Turistik Veror Maj–Qershor 2025.
Tema kryesore e takimit ishte ndjekja e mbarëvajtjes së sezonit turistik, me fokus në: Zbatimin e detyrave sipas planit të masave, Identifikimin e problematikave të hasura, si dhe propozime konkrete për përmirësim dhe garantim të standardeve të shërbimit për turistët vendas dhe të huaj.
Në fjalën e tij, Prefekti Baji vuri theksin tek potencialet e mëdha turistike që ofron Qarku i Kukësit dhe rëndësia e një bashkëpunimi të ngushtë ndërinstitucional, për të garantuar një sezon turistik të sigurt, të organizuar dhe promovues për zonën.
Ne vijim u prezantua nga SZHU një material në Powerpoint mbi ecurinë e sezonit turistik Maj–Qershor 2025, duke përmbledhur të dhëna dhe analiza mbi planet zbatuese gjate ketij sezoni turistik si dhe sfidat e evidentuara gjatë kesaj periudhe.
Anetarët e Task-Forcës ndanë përvojat dhe vlerësuan ecurinë e zbatimit të planit të miratuar. U raportuan situata problematike dhe u propozuan masa për përmirësimin e mëtejshëm të menaxhimit të sezonit turistik në vazhdim.
Në mbyllje të takimit, Prefekti dha detyrat dhe rekomandimet përkatëse për çdo institucion përfaqësues, duke theksuar domosdoshmërinë e koordinimit të vazhdueshëm, përgjegjshmërisë institucionale dhe bashkëpunimit efikas.
Në funksion të përmirësimit të komunikimit të brendshëm, u dakordësua krijimi i një grupi në WhatsApp për Task-Forcën e Turizmit, me qëllim raportimin në kohë reale, shkëmbimin e informacionit dhe ndërveprimin për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik gjatë gjithë periudhës së verës 2025.



