Takim i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore

Sot me datë 17.07.2020 Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore organizoi një takim ku ishin të pranishëm anëtarë të Komitetit: përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM),përfaqësues nga Administrata e Prefekti i Qarkut Dibër, përfaqësues nga 3 bashkitë Kukes,Tropojë, drejtori i Administratës së Zonës së Mbrojtur nga Qarku Kukës, dhe Qarku Dibër, përfaqësues nga Agjencia e Ekstensionit Bujqësor, përfaqësues nga O.SH.E.E Kukës, përfaqësues nga Zyra Arsimore Kukës, përfaqësues nga Institucioni i Trashëgimis Kulturore Kukës, përfaqësues nga Shoqata e pyjeve dhe kullotave, Njesia Administrative Shishtavec, Bashkia Kukës etj.
 
Në fillim të takimit Kryetari i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Z. Kuçana , bëri një rezyme të punës së AdZM duke pasqyruar punën e mirë: Ndikimi i monitoriumit të Qeverisë Shqiptare për Pyjet. Shtimi i shtigjeve si pasaportë të re për orjentimin e turistave. Parcelizimi dhe ndarja e përgjegjësive të punonjësve të administratës për ruajtjen dhe mirëmenaxhimin e tyre.
Si dhe disa problematika që duhet të përmirësohet.
Qarku jonë disponon rrjet me biodiversitet te pasur natyror kulturor.
Zonat e Mbrojtura kategorizohen si më poshtë:
1️⃣ REZERVË STRIKTE NATYRORE dhe trashëgimi UNESCO
Lumi i Gashit (Tropojë) me S=3.000 ha
2️⃣ PARK KOMBËTAR
“Lugina e Valbonës” S=8.000 HA
3️⃣ MONUMENT NATYROR
46 MONUMENTE (Kukesi=15, Tropoja=24 Has=7)
4️⃣ PARK NATYROR
Vargmali Korab-Koritnik s=55.550 ha, ku Qarku Kukës S=34.886 ha dhe Qarku Diber=20.664 ha)
4️⃣ REZERVAT NATYROR I MENAXHUAR Tejdrine e Bardhë (Has) S=30 Ha
 
Fjala më pas i kaloi z. Besnik Hallaci AdZM Kukës, i cili bëri një prezantim (powerpoint) më të detajuar të punës së tyre.
Pastaj u zhvilluan diskutime ku ndër të tjera u pasqyruan tre kërkesa nga anëtarët e K.M.Z.M.M
1- Nevoja për zgjerimin e personelit (roje).
2- Hartimi i një Plani të Menaxhimit , i cili do të kontribojë dhe ndihmoj në orientimin e punës dhe nevojës për investim.
3- Për zonat e mbrojtura duhet të aplikohet Plani për rehabilitim dhe shëndetësim të punimeve me qëllim plotësimin e nevojave për dru zjarri për banorët e përhershëm të zonave të mbrojtura.
 
Në fund të takimit Prefekti kërkoi përmirësimin e punës për parandalimin e zjarreve, prerjes së paligjshme të pyjeve, parandalimin e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura si dhe parandalimin e gjuetisë së paligjshme.
 
Gjithashtu ai kërkoi angazhim dhe bashkëpunim maksimal të të gjitha strukturave përgjegjëse me qëllim mbrojtjen dhe rritjen e vlerave të këtyre zonave të mbrojtura.