Takim i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit në Valbonë Tropojë.

 

Takim i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit në Valbonë Tropojë.

Me date 26.07.2018 ne zonen turistike te Valbones ne Tropoje u zhvillua takimi IV i Komitetit Rajonal te Zhvillimit te Turizmit te Qarkut Kukes.Ne kete takim merrnin pjese thuajse te gjithe anetaret e ketij komiteti,si dhe perfaqesuesja e Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit znj Jorida Labaj.
Takimi u hap nga Prefekti i Qarkut Kukes z Kuçana i cili foli per punen e bere dhe rezultatet e arritura ne drejtim te promovimit te vlerave turistike te Qarkut tone. Pas paraqitjes me slajte te punes se bere nga ky komitet ne kete periudhe nga ana e Koordinatorit te Pergjithshem z Abdulla Domi u kalua ne diskutime nga te pranishmit te cilet theksuan punen e mire qe po behet nga ana e te gjithe aktoreve qe e kane detyre funksionale zhvillimin e turizmit ne te tre bashkite e qarkut.
Folen ne kete takim Drejtori i Policise Vendore z Zef Laska,Drejtori i Administrates se Zonave te Mbrojtura z Besnik Hallaçi,Nenprefektet z Selman Geca dhe Granit Kurmekaj,Perfaqesuesi i Bashkise Tropoje z Bajram Gjongecaj,z Bukurosh Onuzi nga DMO, si dhe perfaqesuesit e Shendetit Publik dhe te Deges se OSHEE-se ne Tropoje.Nuk moren pjese ne kete takim perfaqesuesit e Bashkive Kukes dhe Has si dhe ato te DAR dhe te Inspektoriatit Shendetsor Kukes.

A-Objektivat qe kerkohen te arrihen nga puna e ketij komiteti:

Promovimi i vlerave turistike te Qarkut Kukës
Evidentimi i zonave turistike që kërkojnë ndërhyrje për zhvillim
Insistimi në bashkitë e Qarkut Kukës për shtim të fondeve për investime në fushën e turizmit.
Marrja e masave për një mjedis sa më të pastër si një prioritet i qeverisë shqiptare
Rritja e kapaciteteve akomoduese dhe pritëse për turistët
Marrja e masave për sigurinë e levizjes së turistëve në këto zona.
Marrja e masave per sigurimin e shërbimeve shëndetësore dhe sigurisë ushqimore në zonat turistike.
Sigurimi i një klime sa më mikpritese për turistet vendas dhe të huaj.

B-Cfar kerkohet te permiresohet ne periudhen ne vazhdim:

Të kerkohen plane apo strategji të qarta zhvillimi nga ana e bashkive duke e kombinuar këtë edhe me kerkesën për fonde nga ana e Qeverisë Shqiptare.
Të kerkohen fonde për investime në rrjetin elektrik dhe infrastrukturor në këto zona me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit.
Të realizohen inspektime te here pas hershme nga institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e sezonit turistik si dhe të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm mes antarëve të KRZHT-së
Të zhvillohen takime periodike të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit me qëllim njohjen e situates dhe ecurinë e sezonit turistik.
Të trajnohen apo të kualifikohen punonjësit e Policisë kufitare dhe të qarkullimit rrugor për një prezantim sa më dinjitoz dhe miqësor me turistat.
Të bëhet promovimi i turizmit nëpërmjet fletpalosjeve, spoteve, reklamave apo çdo gjë tjetër që është në funksion të këtij qëllimi.
U dorezuan per bashkite nga dy pankarta me dimensione 8×0.80 cm te stampuara me logon’Miresevini te dashur bashkatdhetarë” si dhe u propozohet bashkive caktimi i një date falenderimi dhe mirëseardhje për bashkatdhetaret qe vijne me pushime ne keto dite vere ne qarkun Kukes.
Ne fund per te pranishmit ne kete takim nga ana e Institucioinit te Prefektit te Qarkut Kukes u shtrua nje dreke pune.

Valbonë Tropojë 26.07.2018.