Spitalit Bashkiak të Bajram Currit i dhurohet një autombulancë nga një banor i saj.

Me date 31.01.2019 Drejtori i Spitalit Bajram Curri z. Egzon Bashkurti informon se spitalit Bajram Curri i dhurohet nje autoambulance nga nje banor i Bashkise Tropoje aktualisht emigrant ne Angli.
Dhurimi i ambulances eshte mundesuar nga z.Asim Cenaj nje qytetar nga Tropoja ,emigrant ne Angli.Ky akt eshte kryer nga ana e tij pasi  vjet ne gusht vitit 2018 ne pushimet me familjen e tij i vellai ka pesuar nje aksident ne ( bjeshke ) dhe ka qene ne kushte kritike per jeten pasi eshte trajtuar  ne Kirurgjine e Spitalit Tropoje eshte tranferuar me helikopter drejt spitalit te traumes Tiranë ku dhe eshte bere e mundur shpetimi i jetes se vellait te tij, ky akt si dhe deshira per te kontribuar per vendlindjen ka bere qe z.Cenaj ka bere te mundur blerejen ne shtetin Gjerman te nje ambulance ne kushte shumë të mirë teknike dhe dhurimin ne spitalin e Tropojes ne shenje mirënjohje.
Ambulanca  Tip Mercedes 413 e prodhuar si mjet transporti auto-ambulance ( jo e modifikuar ) ka nje vlere blerje rreth 15.000 euro si dhe eshte paisur me gjithe dokumentacionin perkates me shpenzimet e vet donatorit, sot eshte ne floten e ambulancave te Spitalit  Tropoje dhe e gatshme per tju shërbyer gjithe qytetareve te Bashkisë së Tropojës.

Edhe ne emer te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes e falenderojme perzemerisht z Cenaj duke ju bere thirrje te gjithe emigranteve qe kane sadopak mundesi financiare te kontribuojne ne permiresimin e kushteve ne ambiente ku ofrohet sherbim dhe ne ato sektore qe kane ndikim me shume tek qytetaret si Shendetesia,Sektori i Arsimit e Kultures,Promovimi i Turizmit apo i Historise,Sherbimi Zjarrfikës etj.