Në fjalën e tij hapëse, Prefekti i Qarkut Kukës vuri në dukje rëndësinë e potencialeve turistike që ofron qarku dhe rezultatet e arritura falë bashkëpunimit të institucioneve gjatë këtij sezoni.
Gjatë mbledhjes, anëtarët e task-forcës raportuan mbi zbatimin e planit të masave dhe punën e kryer në terren.
•U theksua shtimi i personelit kufitar dhe lehtësimi i qarkullimit me Kosovën, pastrimi i brigjeve të lumenjve dhe liqenit të Fierzës, vendosja e sinjalistikës turistike, monitorimi i rrugëve dhe mjeteve lundruese, si dhe garantimi i furnizimit të pandërprerë me energji elektrike në të gjithë qarkun.
•Gjithashtu, u raportuan ndërhyrjet e IKMT-së në zonat e mbrojtura të Valbonës dhe Rragamit për parandalimin e ndërtimeve të paligjshme, ndërsa AdZM Kukës monitoroi në vazhdimësi zonat natyrore të mbrojtura.
Në përmbyllje, Prefekti i Qarkut vlerësoi punën e institucioneve pjesëmarrëse dhe theksoi nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm, me synim zhvillimin e mëtejshëm të turizmit dhe shndërrimin e Kukësit në një destinacion me turizëm gjatë gjithë vitit.







