•Takimi kishte si temë:
“Raportim me mbi mbarëvajtjen e Sezonit Turistik Veror 2024, zbatimi i detyrave sipas planit të masave, problematikat e hasura, si dhe propozime në lidhje me masat që duhen marrë në të ardhmen për përmirësimin e problematikave të konstatuara”.
Prefekti i Qarkut në fjalën e tij theksoi vlerat e potencialeve të shumta turistike që ka Qarku i Kukësit, ku kërkoi një bashkëpunim të shtuar ndërmjet degëve territoriale dhe Njësitë të Vetëqeverisjes Vendore.
•Gjatë fjalës së tyre anëtarët e Task–Forcës raportuan mbi realizimin e planit të masave të miratuara prej tyre gjatë periudhës së sezonit turistik veror dhe evidentuan problematik e hasura për këtë periudhë me qëllim përmirësimin e tyre në të ardhmen.
•Në fund të takimit Prefekti la detyra dhe rekomandimet në zbatim të Planit të Masave për çdo anëtar të Task–Forcës, përfaqësues të institucioneve dhe Organeve të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, duke vënë theksin që arritjet në fushën e turizmit për vitin 2025 të jenë edhe më të larta.