Sot më datë 21.11.2024 nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Kukës z. Agron Geca u zhvillua takimi me Komitetin Rajonal të Parandalimit të Radikalizimit dhe Luftës kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Në këtë takim krahas pjesëmarrjes të anëtarëve te komitetit mori pjesë përfaqësuesja nga Ministria Brendshme zj.Lorena Isaku.
Qëllimi i këtij takimi ishte marrja masave nga strukturat ligjzbatuese për parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.