Sot me datë 21.05.2025 nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Kukës, z. Dritan Baji, u zhvillua mbledhja e Organit Këshillues me fokus:
– Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit;
– Masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror Maj-Shtator 2025.
Anëtarët e Organit Këshillues u shprehën mbi masat parandaluese që janë marrë në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike duke e vënë theksin tek bashkëpunimi ndërinstitucional dhe sensibilizimi i përfaqësuesve të komuniteteve rurale, në zonat e qarkut Kukës, duke kërkuar angazhim maksimal në luftën kundër këtij fenomeni.
-Po ashtu, në këtë takim u theksua rëndësia e mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të pasurive natyrore dhe kulturore që ofron Qarku i Kukësit. Roli i secilit institucion për arritjen e këtij qëllimi , si dhe shtimi i përpjekjeve për promovimin e mundësive për zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit.
Në fund të mbledhjes, Prefekti falenderoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e treguar, me qëllim realizimin e objektivave të përbashkët në këto fusha.



