Sot, më datë 11.08.2025, Institucioni i Prefektit të Qarkut Kukës organizoi një takim me të gjitha strukturat e emergjencave civile, në zbatim të urdhrit të Ministrit të Brendshëm, z. Ervin Hoxha, Nr. 123, datë 29.07.2025, “Për ngritjen e grupit të punës për monitorimin dhe ndjekjen e emergjencave civile në përballimin e situatës së zjarreve.

🖊️ Takimi u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Donald Korbi, në mungesë të Prefektit z. Dritan Baji, ku u analizuan dhe diskutuan problematikat e hasura nga situatat e shkaktuara nga zjarret në 📍Qarkun Kukës.

🖇️ Në takim morën pjesë:

– Drejtori i Drejtorisë së Monitorimit dhe Jetësimit të Prioriteteve, z. Ardian Bita

– Këshilltari i Ministrit të Brendshëm, z. Flamur Mamaj

– Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së, z. Arben Cara

– Nënprefektët e Qarkut

– Përfaqësues nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë

– Përfaqësues të DVP-së dhe shefat e Komisariateve të Policisë Kukës, Has dhe Tropojë

– Drejtues të MZSH dhe MC nga të 3 bashkitë

– Drejtorë të AdZM dhe Mjedisit

🗣️ Sekretari i Përgjithshëm theksoi rëndësinë e angazhimit maksimal të të gjitha kapaciteteve njerëzore dhe logjistike për organizimin dhe koordinimin e veprimeve, me qëllim parandalimin e situatave të rrezikshme gjatë sezonit veror.

🗣️ Gjatë fjalës së tyre, z. Flamur Mamaj dhe z. Arben Cara sollën në vëmendje porositë e Ministrit të Brendshëm dhe prioritetet e qeverisë shqiptare për këtë sezon.

🙏🏻 Një falënderim dhe mirënjohje u shpreh për të gjitha forcat që kanë marrë pjesë dhe vazhdojnë të përballen me situatat e shkaktuara nga zjarret, duke vlerësuar lart përkushtimin dhe sakrificat e tyre.