Sot me datë 06.11.2024 në Njësinë Administrative Tropojë, Bashkia Tropojë u përkujtua 80-vjetori i krijimit të “Brigadës 25 sulmuese partizane”.
Nje formacion ushtarak i perbere nga 4 batalione me luftetare nga Tropoja , Hasi dhe Kosova
•Në këtë ceremoni morën pjesë, Prefekti i Qarkut Kukës z.Agron Geca , Ish -kryeministri z. Pandeli Majko,veteranë, pasardhës të veteranëve, anëtarë të Këshillit Bashkiak, drejtues të degëve territoriale të Bashkisë Tropojë e qytetarë nga Kukësi,Hasi e Tropoja.
•Ceremonia filloi me ekzekutimin e Himnit të Flamurit Kombëtar,fjalë përshëndetëse dhe më pas nga autoritetet u vendosën kurora me lule pranë lapidarit të Brigadës 25 Sulmuese.
Lavdi Dëshmorëve!