Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Zyrave Vendore Arsimore Parauniversitare Kukës dhe Has, drejtues të shkollave, përfaqësues të Bashkive Kukës dhe Has, si dhe drejtues të Policisë Vendore.
Gjatë takimit, u prezantuan detaje të rëndësishme mbi:
– Gjendjen e infrastrukturës shkollore dhe ndërhyrjet e kryera;
– Masat për përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare;
– Plotësimin e bazës materiale;
– Furnizimin me tekste mësimore dhe shpërndarjen në kohë;
– Sigurinë në ambientet shkollore.
Drejtoria Vendore e Policisë bëri me dije se do të hartohet një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë fillimit të vitit të ri shkollor.
Në mbyllje të takimit, Prefekti i Qarkut falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe uroj një vit
shkollor të mbarë dhe të suksesshëm për nxënësit dhe stafin pedagogjik ![]()
!







