Prefekti i Qarkut Kukës së bashku me organizatat e Lançit,familjarëve të dëshmorëve , të Dërguarin Politik z. Eduard Shalsi , Kryetarin e Bashkisë Kukës z.Albert Halilaj dhe autoritete të tjera vendore , bënë homazhe dhe vendosën kurora!
Në fillim të ceremonisë u ekzekutua Himni Kombëtar
Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i organizatës së familjeve të dëshmorëve të rrethit Kukës z. Agim Braha.
Fjalë përshëndetëse mbajti Kryetari i Bashkisë Kukës z. Albert Halilaj si dhe Prefekti i Qarkut z. Dritan Baji.
Gjithashtu Prefekti Baji ishte në ceremoninë përkujtimore në nderim të sakrificës sublime të punonjësve të Policisë së Shtetit që dhanë jetën në krye të detyrës.
LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!



