Sot më 12.11.2024 ,Prefekti i Qarkut Kukës z. Agron Geca zhvilloi takimin e Komisionit Mbrojtjes Civile “Për marrjen e masave në përballimin e situatave që mund të ndodhin gjatë sezonit dimëror Nëntor 2024-Mars 2025”.
•Në takim ishte i pranishëm dhe Drejtori AKMC-së për rajonin e Veriut z.Besnik Hysaj.
Prefekti falenderoi të gjitha strukturat e mbrojtjes civile të Qarkut Kukës për angazhimin maximal në perballimin e emergjencave të hasura gjatë stinës së verës ku , një falenderim të veçantë i përket ekipeve zjarrëfikëse, AKMC dhe forcave të armatosura për kontributin e jashtzakonshëm që dhane në atë periudhe.
Prefekti Geca theksoi pikat kyçe dhe kërkoj zbatimin e tyre:
Marrjen e shkëmbimin e informacionit për përballimin e situatave emergjente.
Sigurimin në vazhdimësi të furnizimit me energji elektrike, ujë të pijshëm,artikuj jetësore dhe burime njerëzore zonave në rrezik.
Strukturat Operacionale krahas detyrimeve ligjore, të jenë të përgatitura për ndërhyrje të specializuara, për kërkim e shpëtim, si dhe të organizojnë bashkëveprimin me të gjithë aktorët në situatat e mundshme.
Bashkëpunim efikas të subjekteve kontraktore të rrugëve me Policinë e Qarkullimit Rrugor për zbatimin e rregullave të qarkullimit në rastet e bllokimit të rrugëve nga reshjet apo ngricat.
Nga ana e bashkive kërkohet mbajtja nën vëzhgim e zonave të rrezikshme gjithashtu dhe përballimi i situatave që mund të krijohen nga fenomeni i orteqeve, kryesisht në marrjen e masave për evakuimin e popullatës.
Mbajtja në monitorim të vazhdueshëm e rezervuareve, me qëllim parandalimin e situatave emergjente dhe lajmërimin e hershëm të popullsisë.
Bashkitë në bashkëpunim me Zyrat Arsimore Vendore duhet të punojnë në drejtim të mbarë mbarëvajtjes së procesit mësimor , nëpërmjet përmirsimit të infrastrukturës së ambjenteve shkollore, si dhe duke patur plane të qarta mbi vazhdimin e proçesit mësimor në kushtet e emergjencës civile.
Të mbahet korrospondencë e vazhdueshme me Komisionin e Mbrojtjes Civile në shkallë
Qarku, për dhënien , pasqyrimin e situatave, si dhe mënyrën e zgjidhjes të problematikave.
Te merren masa për aplikimin e secilës Bashki për “Projektet në Zbutjen e Rriskut nga Fatkeqësitë”.