Prezantimi i Prefektit të ri të Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PREFEKTI I QARKUT KUKËS

                                                                                                                  Kukës, më  03.11.2017

Prezantimi i Prefektit të ri të Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana.

Me datë 03.11.2017 në sallën e takimeve të Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës u bë prezantimi i Prefektit të ri z Zenel Kuçana.

Në këtë takim prezantues ishin të pranishëm edhe e deleguara e Këshillit të Ministrave znj Etilda Gjonaj Ministre e Drejtësisë,si dhe deputetja e qarkut Kukës znj Mimi Kodheli.

Ishin të pranishëm në këtë ceremoni prezantimi drejtuesit e Institucioneve qendrore në nivel lokal si dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e saj znj Gjonaj u ndal tek rëndësia që Institucioni i Prefektit të Qarkut merr në këto momente si një përfaqësues dinjitoz i Qeverisë Shqiptare në qark në drejtim të kontrollit të territorit si dhe për një koordinim më të mirë dhe efikas që Institucioni do të ketë në drejtim të menaxhimit të situatave të Emergjencave Civile.

Gjithashtu znj ministre garantoi ndiihmën e qeverisë shqiptare për Institucionin e Prefektit dhe të gjithë Institucioneve tjera qendrore në nivel lokal si dhe kërkoi bashkëpunimin e tyre korrekt dhe ligjor në funksion të realizimit të objektivave të qeverisë Shqiptare.

Po ashtu edhe deputetja z Kodheli theksoi rëndësine që roli i Prefektit ka në mbarëvajtjen e punëve në shkallë Qarku dhe ofroi gjithë ndihmën e saj me zërin në parlament për të ndihmuar si deputete për shqetësimet që mund të adresohen.

Në fund të takimit Prefekti i ri i Qarkut Kukës z Kuçana falenderoi qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Rama për besimin e dhënë dhe garantoi se do të punojë me të gjitha forcat dhe energjitë e tij për të justifikuar besimin e dhënë dhe për të ngritur rolin e Institucionit të Prefektit në një stad të ri pune e shërbimi.

Profili i Prefektit të Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana

 

Datëlindja : 17.05.1956.

Lindur në Tropojë banues në Tiranë

Gjendja shoqërore : I martuar me dy femijë.

Arsimimi : I lartë ushtarak

Përvoja në punë :

1997-1998 : Komandant Brigade në Tropojë

2000-2004 : Komandant i Rregjimentit Raketave dhe Artilerisë K/Ajrore Marikaj Tiranë.

2006-2008 :Komandant i Detashmentit (Brigadës) së Raketave në Tiranë.

Tituj nderi:Për kontribute të veçanta mban statusin  Veteran i Luftës së UÇK Kosovë.

Me Vkm nr 630 daTë 01.11.2017 Emërohet Prefekt i Qarkut Kukës.