Sot me datë 18.01.2024, në ambjentet e administratës së Prefektit të Qarkut Kukës, Prefekti z.Agron Geca zhvilloi takimin me Anëtarët e Task-Forcës Lokale Ndërinstitucionale për Sezonit Turistik Veror.
•Takimi kishte si temë:
“Raportim mbi mbarëvajtjen e Sezonit Turistik Veror 2023, zbatimi i detyrave sipas planit të masave, problematikat e hasura, si dhe propozime në lidhje me masat përgatitore për sezonin turistik veror 2024”.

•Gjatë diskutimeve, anëtarët e Task–Forcës raportuan mbi realizimin e Planit të Masave të miratuar prej tyre si dhe problematikat e hasura gjatë gjithë sezonit.




