Prefekti z.Agron Geca zhvilloi takimin me Anëtarët e Task-Forcës Lokale Ndërinstitucionale për Sezonit Turistik Vero

Sot me datë 18.01.2024, në ambjentet e administratës së Prefektit të Qarkut Kukës, Prefekti z.Agron Geca zhvilloi takimin me Anëtarët e Task-Forcës Lokale Ndërinstitucionale për Sezonit Turistik Veror.
•Takimi kishte si temë:
“Raportim mbi mbarëvajtjen e Sezonit Turistik Veror 2023, zbatimi i detyrave sipas planit të masave, problematikat e hasura, si dhe propozime në lidhje me masat përgatitore për sezonin turistik veror 2024”.
👉🏻Prefekti i Qarkut në fjalën e tij theksoi vlerat e potencialeve të shumta turistike që ka Qarku i Kukësit, ku kërkoi një bashkëpunim të shtuar ndërmjet degëve territoriale dhe Njësitë të Vetëqeverisjes Vendore.
•Gjatë diskutimeve, anëtarët e Task–Forcës raportuan mbi realizimin e Planit të Masave të miratuar prej tyre si dhe problematikat e hasura gjatë gjithë sezonit.
☑️Në fund të takimit Prefekti la detyra dhe rekomandimet në zbatim të Planit të Masave për çdo anëtar të Task–Forcës, përfaqësues të institucioneve dhe Organeve të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, duke vënë theksin që arritjet në fushën e turizmit për vitin 2024 të jenë edhe më të larta.