Prefekti i Qarkut Kukës z.Agron Geca zhvilloi takimin me degët territoriale, institucionet qëndrore në nivel vendor dhe inspektoriatet

Sot me datë 07.06.2024 Prefekti i Qarkut Kukës z.Agron Geca zhvilloi takimin me degët territoriale, institucionet qëndrore në nivel vendor dhe inspektoriatet.
📎Drejtuesit e institucioneve raportuan mbi realizimin e detyrave për muajin Maj në zbatim të programit sektorial të Këshillit të Ministrave.
📎Tematikë kryesore ishte “Pastrimi i territorit “ në nivel vendor dhe shkallë qarku për përmbushjen e misionit së Qeverisë Shqiptare <Shqipëri e Pastër >.
📎Në fund të takimit prefekti dha detyra të veçanta për çdo institucion.