Prefekti i Qarkut Kukës z. Agron Geca zhvilloi takim mbi Marrjen e masave e Përcaktimin e detyrave për mbajtjen në Gadishmëri të akseve rrugore nga Subjektet Kontraktore për periudhën dimërore në Qarkun e Kukësit

Prefekti i Qarkut Kukës z. Agron Geca zhvilloi takim mbi Marrjen e masave e Përcaktimin e detyrave për mbajtjen në Gadishmëri të akseve rrugore nga Subjektet Kontraktore për periudhën dimërore në 📍Qarkun e Kukësit.
•Nga Administrata e Prefektit Qarkut Kukës e strukturat përgjegjëse është punuar dhe po punohet në drejtim të marrjes së masave me qëllim përballimin e situatave emergjente që mund të kemi gjatë periudhës sezonale Dimërore.
•Prefekti i Qarkut në përfundim të takimit adresoi detyra që të merren masa për krijimin e mbajtjen e infrastrukturës së domosdoshme, si bazë logjistike, teknikë e mjete të gatshme për të ndërhyrë gjatë gjithë kohës.
•Nga strukturat e Policisë Qarkullimit Rrugor të Qarkut Kukës të bashkëveprohet me subjektet kontraktore për të gjitha situatat e problematikat.
•Subjektet kontraktore duhet të japin informacion për situatat që mund të zhvillohen e problematikat në kohë reale në administratën e Prefektit (Grupin e Punës) për ndjekjen e emergjencave civile.
•Të gjitha rrugët nacionale do të quhen të qarkullueshme vetëm atehere kur do të lëvizet pa zinxhirë në të kundërt nuk do të trajtohen si rrugë me siguri levizjeje.