Prefekti i Qarkut Kukës z. Agron Geca zhvilloi Analizën Vjetore të Administratës së Prefektit të Qarkut Kukës

Sot më datë 26.01.2024 Prefekti i Qarkut Kukës z. Agron Geca zhvilloi Analizën Vjetore të Administratës së Prefektit të Qarkut Kukës.
👉🏻Në analizë mori pjesë Drejtori i Politikave dhe Çështjeve Vendore z. Arben Xhaferi, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë të Qarkut Kukës z.Artan Bajraktari,Drejtori i Kufirit dhe Migracionit z.Gani Zeneli dhe stafi i Prefektit.
👉🏻Në zbatim të misionit të Prefektit të Qarkut, si dhe përgjegjësive ligjore të tij, u vu re një angazhim, profesionalizëm, pasion, ndjenjë e përgjegjësisë nga Administrata e Prefektit .
👉🏻U bë një prezantim nga të gjithë Përgjegjësit e Sektorëve në lidhje me punën e bërë për vitin 2023 dhe pritshmëritë dhe synimet për vitin 2024.
☑️Në fund të mbledhjes Prefekti i Qarkut së bashku me Drejtorin e Politikave dhe Çështjeve Vendore z.Arben Xhaferi përgëzoi dhe falenderoi administratën për angazhimin maksimal dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj kohe.