Sot Prefekti i Qarkut Kukës z. Agron Geca mirëpriti në zyrën e tij Drejtorin e Politikave dhe Çështjeve Vendore z. Arben Xhaferi së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë se Qarkut Kukës , Kryetarët e Bashkive dhe shefat e komisariateve.
Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me Prezantimin e VKM nr. 678, datë 30.10.2024 “Për perbërjen, rregullat më të hollësishme të organizimit, funksionimit të Keshillave Vendor te Sigurisë Publike (KVSP) dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Komunitet (KKSK)”.



