Përurimi i monitorimit me kamera digjitale i qytetit të Krumës.

Më datë 9.10.2019 në Komisariatin e Policisë Has u përurua monitorimi me kamera digjitale i qytetit të Krumës.
Ky sistem monitorimi do të funksionojë 24 orë dhe do të kontrollohet nga salla operative e Policisë vendore të Krumës, për të evidentuar të gjitha shkeljet që mund të bëhen në rrugët e qytetit. Kamerat dhe instalimin e tyre janë mundësuar nga sipërmarrësi nga Hasi, z.Myrteza Qarri, duke kontribuar kështu për qytetin e tij.
Kruma është qyteti i dytë në qark i pajisur me një sistem monitorimi me kamera pas Kukësit.
Pajisja me kamera digjitale e qyteti i Kukësit ka përfunduar tre muaj me parë dhe brenda vitit do të përfundojë dhe ai i qytetit të Bajram Currit.