Përballimi i Emergjencave Civile verore 2025, nën drejtimin e Prefektit Qarkut dhe njëherazi Kryetar i KMC-së Qarkut Kukës z. Dritan Baji

👉🏻Në kuadër të masave që po merren për përballimin e Emergjencave Civile verore 2025, nën drejtimin e Prefektit Qarkut dhe njëherazi Kryetar i KMC-së Qarkut Kukës z. Dritan Baji , 📌sot me datë 28.05.2025 u zhvillua Mbledhja e Komisionit Mbrojtjes Civile të Qarkut.

👉🏻Në këtë takim morëm pjesë antarët e KMC-së, Përgjegjësit e strukturave të Emergjencave Civile aktive të bashkive Kukës, Tropojë, Has dhe nga Drejtoria e Rajonit të Veriut për Mbrojtjen Civile Shkodër.

Në këtë takim u trajtuan:

🖇️Marrja e masave planizuese, parandaluese, menaxhuese e koordinuese nga strukturat përgjegjëse për përballimin e situatës së Emergjencave Civile Verore për vitin 2025.

🖇️Të pranishmit u njohën me materialin e përgatitur nga Sektori i PPEC dhe Krizave për punën e bërë gjatë vitit 2024, problematikat e konstatuara dhe detyrat për periudhën verore 2025.

👉🏻Nga pjesmarrësit në takim u informua KMC-ja e Qarkut mbi punën e bërë, masat paraprake të marra dhe problematikat e dala.

🖇️Në këtë takim u trajtuan dhe vazhdimi i punës për përgatitjen nga bashkitë të Planit të EC-së dhe Dokumentit të Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë si detyra kryesore për strukturat lokale të EC-së për vitin 2025.

📎Në mbyllje të takimit Prefekti i Qarkut dha detyra konkrete:

🖊️Angazhim të gjithë strukturave përgjegjëse për përballimin e emrgjencave verore.

🖊️Shfrytëzim të plotë të kapaciteteve që kanë në dispozicion për emergjencat civile.

🖊️Informim i shpejt dhe i saktë nga bashkitë dhe gjithë aktorët e tjerë, për përballimin e situatave dhe të tregohet tolerancë zero në neglizhimin për kryerjen e detyrave nga gjithë secili.

🖊️Nga strukturat ligjëzbatuese kërkoi vënien para përgjegjësisë ligjore në rastet e zjarreve të qëllimshme.