Për përbërjen, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Task- Forcës për ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit apo futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të qeseve mbajtëse të oxo-degradueshme dhe oxo-biodegradueshme

📌Sot më dt 09.05.2024 në ambjentet e Prefektit Qarkut Kukës në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit Nr. 35, datë 19.02.2024 “Për përbërjen, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Task- Forcës për ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit apo futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të qeseve mbajtëse të oxo-degradueshme dhe oxo-biodegradueshme”, referuar VKM-së Nr. 367, datë 30.05.2022 “Për përcaktimin e masave të hollësishme dhe institucioneve përgjegjëse për ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit apo futjes në territorin e republikës së shqipërisë të qeseve plastike mbajtëse, si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme” u organizua takimi me pjesmarrës:
– Drejtori i ISHMT-së z. Gjergj Muzaqi , z. Sed Hasa Agjensia Kombëtare e Mjedisit , Tiranë si dhe përfaqësusëve të policive Bashkiake të Bashkisë Kukës,Has dhe Tropojë.
-Në takim anëtarët e task-forcës diskutuan problematikat në lidhje me përdorimin e qeseve plastike nga subjekte private si dhe masat që duhen marrë për eliminimin e tyre në vijim.
-U reklamuan qeset standarte që duhet të jenë në qarkullim.
-U diskutuan masat fillestare parandaluese si dhe masat në rast përsëritjeje.
-Task- forca e krijuar në zbatim të urdhërit nr 35,19.02.2024 në bashkëpunim me policitë Bashkiake të Qarkut Kukës do të funksionojë deri në dt 01.01.2025.