Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut z.Agron Geca u zhvillua takim me Drejtuesit e Degëve Territoriale dhe Inspektoriateve në shkallë Qarku

Sot nën drejtimin e Prefektit të Qarkut z.Agron Geca u zhvillua takim me Drejtuesit e Degëve Territoriale dhe Inspektoriateve në shkallë Qarku.
👉🏻Në takim morën pjesë drejtuesit e Degëve Territoriale dhe inspektoriatet shtetërore në nivel vendor të cilët raportuan për detyrat sektoriale të realizuara në zbatim të programit të Qeverisë për vitin 2024.
👉🏻Në fund të takimit Prefekti i Qarkut dha detyra për çdo degë dhe inspektoriat si;
▪️Realizimi i detyrave të planizuara sipas akteve ligjore dhe nënligjore nē fuqi.
▪️Shërbimi ndaj qytetarëve të jetë nē nivelin e duhur deri në shterrimin e problematikave të tyre.
▪️Dhënie informacioni për çdo problematikë në kohën e duhur.
▪️Dërgimin e informacionit te institucioni i Prefektit të Qarkut nē çdo fillim të muajit pasardhës.