Sot më 09.04.2024 nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Kukës z.Agron Geca u zhvillua takim me Drejtuesit e Degëve Territoriale, Institucioneve qëndrore në nivel vendor dhe Inspektoriateve në shkallë Qarku.
Në takim morën pjesë drejtuesit e Degëve Territoriale, Institucioneve qëndrore në nivel vendor dhe inspektoriatet shtetërore të cilët raportuan për detyrat sektoriale të realizuara gjatë muajit Mars në zbatim të programit të Qeverisë për vitin 2024 si dhe problematikat e dala.
Në fund të takimit Prefekti i Qarkut dha detyra për çdo degë dhe inspektoriat si:
Realizimi i detyrave të planifikuara sipas akteve ligjore dhe nënligjore nē fuqi.
-Rritja e përformancës së administratave të degëve territoriale dhe institucioneve të tjera shtetërore në nivel vendor, në shërbim të qytetarëve deri në shterimin e problematikave të tyre.
Dhënie informacioni për çdo problematikë në kohën e duhur.
Vazhdimi i punës në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
-Marrjen e masave për moslejimin e prerjeve të paligjshme, ndërtimet pa leje, gjueti e paligjshme si dhe ndalimin e shfrytëzimin e paligjshëm të inerteve në përrenj dhe lumenj.
-Mbrojtjen e pyjeve nga zjarret.
-Dhënie asistencë teknike fermërëve për punimet pranverore.
-Vëmendje dhe përgjegjësi e lartë për një mjedis të pastër e të pranueshëm në qark duke e trajtuar atë si përgjegjësi individuale të çdo institucioni dhe më gjërë.
-Pagesën e detyrimeve financiare në kohën e duhur si të institucioneve dhe punonjësve të administratës publike.