Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Kukës z. Agron Geca u organizua mbledhja e rradhës e Komitetit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore si dhe Komitetit Rajonal i Zhvillimit të Turizmit të Qarkut Kukës.

 
📌Sot më 10.05.2024 nën drejtimin e Prefektit të Qarkut 📍Kukës z. Agron Geca u organizua mbledhja e rradhës e Komitetit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore si dhe Komitetit Rajonal i Zhvillimit të Turizmit të Qarkut Kukës.
👉🏻Në këtë takim ishin të pranishëm Drejtoresha e AKZM-së Tiranë, si dhe anëtarët e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore si dhe anëtare të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit.
📎Temat kryesore ishin:
– Veprimtaria e Administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës.
– ⁠Ligji Nr. 21/2024 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 81/2017, për “Zonat e Mbrojtura”.
– ⁠Masat e marra nga institucioni i Prefektit të Qarkut Kukës, Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit për mbarëvajtjen e Sezonit Turistik Veror 2024.
📎Në fund të takimit Prefekti Geca la detyra përkatëse për çdo anëtarë të Komitetit.