Sot më datë 12.04.2024 nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Kukës z. Agron Geca, u mblodh Organi Këshillues i Prefektit të Qarkut me fokus:
Potencialet turistike dhe mjedisore të Qarkut Kukës, garanci për një sezon turistik të suksesshëm.
Masat dhe projekt ide e propozuar për Pastrimin e Liqenit të Fierzës.
Në këtë takim ishin të pranishëm: Kryetari i Këshillit të Qarkut, Kryetari i Bashkisë Kukës dhe Tropojë, Drejtori i Drejtorisë Vendore e Policisë, Drejtori i Inspektoriatit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit Kukës, Drejtori Rajonal i Mjedisit, Drejtori i H/C Fierzës, Shoqëria Civile e Rajonit Kukës, etj.
Në fjalën e tij Prefekti, bëri një panoramë të situatës aktuale të turizmit dhe mjedisit në Qarkun Kukës, si dhe bëri të ditur shkaqet qe ndikojnë në ndotjen e ujërave të Liqenit të Fierzës.
Në funksion të zbatimit të Planit të Veprimit për mbrojtjen e territorit, Prefekti kërkoi bashkëpunim ndërmjet insitucioneve, koordinim në marrjen e vendimeve konkrete nga të gjitha strukturat ligjzbatuese, në mënyrë të veçantë nga bashkitë, sipas detyrimit përkatës.
Prefekti i Qarkut në cilësinë e Kryetarit propozoi ngritjen e Komitetit Teknik të Përkohshëm me përfaqësues nga tre bashkitë e qarkut kukës, Këshilli i Qarkut Kukës, H/C Fierzës, etj.
Gjithashtu ai theksoi që të hartohet një projekt-marrëveshje ndërmjet Prefektit të Qarkut dhe Komunave të Kosovës që përshkon Lumi Drin I Bardhë.
Gjithashtu se duhet të hartohet një plan fizibiliteti për vlerësimin e një investimi potencial në tunelet nëntokësore të mbrojtjes civile mbi të cilat shtrihet qyteti i Kukësit, adaptimi funksional i të cilave mund ti rijetësojë dhe vendosë në përdorim për zhvillimin e turizmit kulturor, arkeologjik, trashëgimisë kulturore, etj.
Mbajtja e një mjedisi të pastër është detyrë me rëndësi për të gjithë ne, dhe secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta institucionale dhe individuale.
Është e rëndësishme që çdo bashki të identifikoje hotspotet problematike mjedisore dhe të përcaktojë plane konkrete për minimizimin dhe zhdukjen e rrisqeve mjedisore.