Në këtë takim u trajtuan:

Marrja e masave planizuese, parandaluese, menaxhuese e koordinuese nga strukturat përgjegjëse për përballimin e situatës së Emergjencave Civile Verore për vitin 2024.

Të pranishmit u njohën me materialin e përgatitur nga Sektori i PPEC dhe Krizave për punën e bërë gjatë vitit 2023, problematikat e konstatuara dhe detyrat për periudhën verore 2024.
Nga pjesmarrësit në takim u informua KMC-ja e Qarkut mbi punën e bërë, masat paraprake të marra dhe problematikat e dala.

Në këtë takim u trajtuan dhe vazhdimi i punës për përgatitjen nga bashkitë të Planit të EC-së dhe Dokumentit të Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë si detyra kryesore për strukturat lokale të EC-së për vitin 2024.

Në mbyllje të takimit Prefekti i Qarkut dha detyra konkrete: •Angazhim të gjithë strukturave përgjegjëse për përballimin e emrgjencave verore.
•Shfrytëzim të plotë të kapaciteteve që kanë në dispozicion për emergjencat.
•Informim i shpejt dhe i saktë nga bashkitë dhe gjithë aktorët e tjerë, për përballimin e situatave dhe të tregohet tolerancë zero në neglizhimin për kryerjen e detyrave nga gjithë secili.
•Nga strukturat ligjëzbatuese kërkoi vënien para përgjegjësisë ligjore në rastet e zjarreve të qëllimshme.