Me datë 10.07.2025 në 📍Institucionin e Prefektit të Qarkut Kukës u organizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit “Bashki të Forta”, një Tryezë Pune ndërmjet Këshillave Bashkiakë Kukës, Has, Tropojë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit Prefektit

📌Me datë 10.07.2025 në 📍Institucionin e Prefektit të Qarkut Kukës u organizua nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit “Bashki të Forta”, një Tryezë Pune ndërmjet Këshillave Bashkiakë Kukës, Has, Tropojë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit Prefektit.

🖊️Ky takim pati si synim të forcojë bashkëpunimin dhe të rrisë qartësinë institucionale ndërmjet Këshillave Bashkiakë, administratës së bashkive dhe institucionit të Prefektit.

🖊️Në këtë Tryezë Pune u diskutua për problematika të ndryshme si: kategorizimin dhe trajtimin e akteve normative/individuale, rolin e secilës palë mbështetur në legjislacionin dhe rregulloret përkatëse, për transparencën e veprimtarisë së njësive të vetëqeverisjes vendore dhe respektimin e procesit të konsultimit publik para vendimmarrjes.