Sot më 6 Nëntor 2025 u zhvillua mbledhja e
Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore në Qarkun Kukës, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të AKZM-së, znj. Daniel Pirushi.
Gjatë takimit u paraqit puna e realizuar nga AdZM Kukës për periudhën janar–tetor 2025 dhe u shkëmbyen mendime mbi sfidat, rezultatet dhe drejtimet prioritare për vitin e ardhshëm.
Pikat kryesore të diskutimit ishin:
Parandalimi i depozitimit të mbetjeve dhe inerteve;
Ruajtja dhe promovimi i pasurive natyrore për një turizëm të qëndrueshëm;
![]()
Lufta kundër prerjeve të paligjshme të pyjeve;
Ndërprerja e praktikave të gjuetisë së paligjshme;
![]()
Rritja e kapaciteteve për menaxhimin dhe parandalimin e zjarreve në zonat e mbrojtura.
Komiteti vazhdon të jetë një strukturë thelbësore bashkëpunimi mes institucioneve dhe aktorëve lokalë, për të siguruar mbrojtjen e biodiversitetit, ruajtjen e ekosistemeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekologjik të qarkut Kukës. ![]()














