Mbjellja e pemëve dekorative si dhe festimet e 7 Marsit 2019 në Qarkun Kukës

Mbjellja e pemëve dekorative si dhe festimet e 7 Marsit 2019 në Qarkun Kukës

1-Mbjellja e pemëve në kuadër të inisiativës së Qeverisë Shqiptare “KrijoO2tënd” 1-2.3.2019.

Ne funksion te aksionit te Qeverise Shqiptare dhe porosive te dhena nga Ministria e Mjedist dhe e Turizmit per inisiativen me moton“KrijoO2tënd” Institucioni i Prefektit te Qarkut Kukes ne bashkepunim me Administraten e Zonave te Mbrojtura Kukes si dhe me shkollen e mesme te Pergjithshme Topojan te Njesise Administrative Topojan Bashkia Kukes organizoi me date 1 Mars 2019 aksion ne kete terrritor per mbjelljen e 20 blinave si dhe te mbi 100 fidane pishe e zeze.Po kete dite edhe ne bashkine Has u mbollen 25 peme nga te cilat 21 cope bli dhe 4 cope kumbulla te kuqe.Me date 2 mars ne degen e Doganes Morine u mbollen rreth 10 peme ne territorin e kesaj dogane dhe 5 peme dekorative u mbollen ne territorin e Spitalit Rajonal Kukes.

2-Festime në kuadër të festës së 7 Marsit Ditës së Mësuesit Kukës,Has dhe Tropojë.06.03.2019.

Ne kuader te 7 Marsit Festes se Mesuesit Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana ne bashkepunim me DAR Kukes dhe dy Nenprefektet e Tropojes dhe te Hasit organizuan takime me mesuesit veterane ne Tropopje ,Has dhe ne Kukes ku u vleresuan figura te arsimit te ketyre bashkive si dhe u shperndane Çertifikata Mirenjohjeje ne emer te institucionit te Prefektit te Qarkut.Ne te gjitha takimet e zhvilluar z Kuçana theksoi punen e madhe te bere nga breza te shumte mesuesish per te perçuar tek nxenesit et tyre dije dhe njohuri.Takimet u zhvilluan fillimisht ne oren 10.00 te dates 6 mars ne nje sallë te Muzeut Historik ne Tropoje,pastaj ne oren 12.30 ne Zyren Arsimore Has dhe ne fund te dites ne oren 15.00 ne sallen e takimeve ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes.Ishte emocion i veçante vleresimi i mesuesve veterane te cilet nder vite kane perhapur dije per te gjithe nxenesit e Qarkut Kukes.Nje nder dhe respekt per keto burra dhe gra qe ne kushte te veshtira dhe ne terrene fshati nuk u lodhen se perhapuri dije per te gjithe femijet e Qarkut Kukes nder vite.Ne fund te ketyre takimeve edhe njehere Institucioni i Prefektit te Qarkut Kukes ju uron te gjithe mesuseve dhe mesuesve te Qarkut Kukes Gezuar festen e 7 Marsit. Respekt e mirenjohje pa kufi per punen tuaj ne sherbim te dijes.Faleminderit e Gezuar.