Mbi punën e bërë nga ana e Task-Forcës Vendore për muajin Shtator 2017

Ju informojmë se nga informacionet dhe monitorimet tona për muajin Shtator 2017 rezulton se:

 

Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Kukës

Për muajin Shtator 2017 kjo është dinamika e punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të  kultivimit të bimëve narkotike.

Është evidentuar 1 rast i kultivimit te bimëve narkotike me 61 rrënjë, në një parcele zonë pyjore me sipërfaqe 250 m  në rrethin  Kukës Njësia Administrative Malzi, fshati Kalimash, janë bëre veprimet procedurale dhe janë referuar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Nuk ka asnjë rast të kultivimit të bimëve në sera

Ka rritje me 3% e operacioneve policore për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

 

Drejtoria Vendore  për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Gjatë muajit Shtator 2017 janë organizuar 14 grupe kontrolli, janë kontrolluar 2 sera dhe mini-sera, 14 magazina dhe objekte, 17 ish objekte ushtarake, 31 shtëpi të braktisura, 4 stane e stalla, 30 ambjente të hapura.

Nga informacionet e marra nga shefat e SPK-ve rezulton se nuk është konstatuar asnjë rast që mund të ketë lidhje me kultivimin e bimëve narkotike.

Nga shërbimet e DVKM Kukës janë kontrolluar në vijë të dytë për një kontroll më të imtësishëm 251 autovetura,  automjete të mëdha autobuza, si dhe 3538   automjete të skanuara ne bashkepunim me agjensine doganore.

 

Seksioni i Policisë Ushtarake Kukës

Gjatë muajit Shtator 2017 është ushtruar kontroll dhe monitorim në 17 objekte ushtarake dhe konkretisht konkretisht keto kontrolle janë ushtruar në bashkinë Kukës,në bashkinë Has,në bashkinë Tropojë dhe në bashkitë Fushë-Arrës dhe Pukë.

Gjithashtu është mbajtur kontakt i vazhdueshëm me komandantët e reparteve dhe rojet në vëzhgim të cilët janë caktuar për kontrollin e vazhdueshëm të objekteve ushtarake jashtë planit të përhapjes se FA-së.

Nga këto inspektime nuk janë konstatuar raste të kultivimit apo magazinimit bimëve narkotike.

 

Nën-Prefektët në Bashkitë Tropojë dhe Has.

Në bazë të informacioneve të ardhura për punen e bërë gjatë muajit Shator 2017 nga Nënprefektët e Hasit dhe të Tropojës rezulton se ato vazhdojnë të jenë në kontakt të përditshëm e të vazhdueshëm me titullarët e bashkive respektive për marrjen e informacioneve dhe koordinimin e punëve për vazhdimësinë e këtij aksioni në të gjithë territoret e bashkive.

 

 

Bashkia Kukës.

Edhe gjatë muajit Shtator 2017 nga takimet periodike në të gjitha Njësiteë Administrative me specialistet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, specialistët e Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve si dhe me Inspektorët e Policisë në zonat e tyre përkatëse, gjithmonë e më tepër ka tregues pozitiv në lidhje me bashkëpunimin e të gjithë strukturave për ta luftuar këtë fenomen dhe eleminimit të kultivimit të kanabisit.

Të gjithë aktorët e Task-Forcës Vendore janë të  angazhuar  në evidentimin e rasteve konkrete të kultivimit të bimëve narkotike dhe kordinimi ndërmjet tyre ka ndikuar drejtperdrejt në uljen e dukshme të kultivimit të kanabisit si dhe një sukses i rëndësishëm e shembull kuptimplotë i bashkëpunimit ndërmjet të gjithë strukturave ligjzbatuese.Nuk kemi informacion për kultivim të kanabisit përvec rasteve të përmendura në informcionet zyrtare policore në territorin e bashkisë Kukës

 

Bashkia Has.

Gjatë muajit Shtator 2017 grupi i Task-Forcës i ngritur pranë kësaj Bashkie dhe i drejtuar nga nënkryetari i saj ka inspektuar nëpërmjet specialistëve zona të ndryshme me mjetet e nevojshme duke realizuar operacionet në kuader dhe në zbatim të “Planit të Veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, 2017-2020”.

Këto inspektime kanë qenë të koordinuara me drejtuesit e Njësive Administrative dhe nga informacionet e marra , vërehet se nuk ka raste të kultivimit apo trafikimit të kanabisit.

 

Bashkia Tropojë.

Edhe për muajin Shtator 2017 vazhdojmë të mos kemi asnjë informacion nga kjo bashki megjithë  insistimin tonë për punën e bërë në drejtim të monitorimit të territorit të saj.

Deri në momentin e dërgimit të këtij informacioni nuk kemi material të ardhur nga kjo bashki megjithë “Tërheqje Vëmendje”që Institucioni i Prefektit i ka dërguar kësaj bashkie për mos raportim periodik të informacioneve të kërkuara në funksion të punës së Task-Forcës,si dhe mos pjesmarrje në takimet e zhvilluara në Prefekturë

 

Drejtoria Arsimore Rajonale Kukës

Në zbatim të detyrave të ngarkuara nga Task-Forca Vendore e ngritur pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës për muajin Shator 2017 nga ana e DAR bëhet  me dije se :
Drejtoria Arsimore Rajonale Kukes është e angazhuar maksimalisht dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e vartësisë mbi funksionimin eTaks-Forcës Vendore Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit.

Konkretisht kemi kontaktuar me të gjithë drejtuesit e institucioneve shkollore,ku në të gjitha shkollat është futur si pjesë e programit vjetor, si dhe zhvillohen orë edukative mbi këtë temë, për  sensibilizimin kundër trafikimit, parandalimin dhe mos përdorimin e kanabisit.

Deri në këto momente nuk kemi informacion për problematikë konkrete të konstatuar, apo raportuar pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Kukës

 

Dega Doganës Morinë Kukës

Në zbatim të detyrimeve ligjore nga informacionet e ardhura informohemi se në Doganën Morinë për Muajin Shtator 2017 janë kryer 1141 skanime të mjeteve të ndryshme me drejtim daljen nga kjo doganë e udhëtimin për në Shqipëri dhe se nga këto skanime rezulton se nuk janë konstatuar raste të trafikimit të lëndëve narkotike.

 

 

Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Kukës

Për muajin Shtator 2017,nuk kemi ndryshim përsa i përket informacionit dhe indikatorve të dërguar në muajin  gusht.

Në të gjithë kontrollet e ushtruara nuk ka rezultuar kultivim i bimëve narkotike , tokat dhe serat e kontrolluara mbi bazën e Planit të Veprimit kanë qenë të mbjella me kultura bujqësore.

Gjatë takimeve në grup dhe ato individuale është folur me fermerët për dëmet dhe problemet që sjell kultivimi i kanabisit.

Drejtoria e Bujqësisë do vazhdojë punën për monitorimin e tokave në territorin e Qarkut Kukës dhe do të përdorë të gjithë format për  ndërgjegjësimin e fermerëve për mbjelljen e kulturave bujqësore dhe ti thotë jo kultivimit të lëndëve narkotike.

Edhe për këtë muaj në Qarkun Kukës sipas të dhënave qe ne disponojmë nuk kemi patur raste të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror

Në zbatim të detyrave të ngarkuara nga qeveria shqiptare, në përmbushje të detyrimeve ligjore të Planit të Veprimit të Luftës Kundër kanabisit 2017-2020 detyrave të ngarkuara nga Task-Forca Vendore e ngritur pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës ju vemë në dijeni:

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Kukës për muajin Shtator 2017 organizoi një takim sensibilizues mbi Përdorimin e Lëndëve Narkotike në Klasën e X-C  në  Shkollën e mesme ” Havzi Nela” Kukës.

U diskutua mbi pasojat dhe përdorimin tek të rinjtë ku morën pjesë psikologu i kësaj shkollës, mësuesi kujdestar edhe nxënësit e kësaj klase.

Në bashkëpunim me Bashkitë/Njësitë administrative të Qarkut Kukës dhe Drejtorinë Arsimore ky format takimi sensibilizues do organizohet në vazhdim edhe në disa nga njësitë vendore Qarkut Kukës dhe në rrethin e Tropojës e Hasit .

 

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve Kukes

Sektori i Inspektoratit Policisë Pyjore i Qarkut Kukës gjatë muajit Shtator 2017 ka kryer  inspektime në ekonomitë pyjore dhe kullosore mbi verifikimin e kultivimit të lëndëve narkotike.

Në rrethin e Kukësit nga inspektorët e policisë pyjore janë kontrolluar ekonomitë pyjore Tërthore-Lumës Njësia Administrative Shtiqën , ekonomia pyjore Zapod-Shishtavec Njësia Administrative Shishtavec,ekonomia pyjore Vilë Njësia Administrative Bushtrice.

Bashkia Has janë inspektuar ekonomia pyjore Tej-Drini Bardhë Njësia Administrative Gjinaj,ekonomia pyjore dhe kullosore Tregtan Njësia Administrative.Fajza..

Bashkia Tropojë janë inspektuar ekonomia pyjore Lugina-Tropojës Njësia Administrative Tropojë,ekonomia pyjore Valbonë-Dragobi Njësia Administrative Margegaj, ekonomia pyjore Qerem-Dragobi Njësia Administrative Margegaj.

Sipas informacioneve të marra nga inspektorët e policisë pyjore rezulton se gjatë kontrolleve nuk janë konstatuar parcela të mbjella me lëndë narkotike kanabis sativa.

 

Dr ejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar Ushqimit Kukës

Edhe gjatë muajit Shtator 2017 nga ana drejtorisë së AKU-së Kukës janë ushtruar shumë kontrolle në mënyrë të vazhdueshme e periodike në farmacitë bujqësore të Qarkut Kukës.

Janë kontrolluar disa farmaci bujqësore për materiale mbjellëse kanabis, fara dhe fidane, në Bashkinë Kukës në Bashkinë Has dhe në Bashkinë Tropojë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto farmaci, nuk janë konstatuar fara,apo fidane të kanabisit që mund të përdoren për mbjellje.

Në përfundim të këtij informacioni Institucioni i Prefektit të Qarkut Kukës si drejtues i Task-Forcës Vendore ju garanton koordinimin dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve në funksion të arritjes së rezultateve të kërkuara në “Planin e Veprimit 2017-2020” në funksion të eleminimit të fenomenit të kultivimit dhe trafikimit të kanabis-it.

Në sajë të punës së bërë dhe kordinimit të mirë në mes Institucioneve rezultatet kanë qenë inkurajuese sa i takon statistikave të kultivimit dhe të trafikimit të kanabisit.

Krahasuar me vitet e tjera dhe me muajt e mëparshëm të dhënat tregojnë se kemi një rënje të theksuar të parcelave ku kultivohet kanabisi falë kjo edhe forcës zbuluese të organeve të policisë vendore.