Ju informojmë se nga informacionet dhe monitorimet tona për muajin Gusht 2017 rezulton se :
Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Kukës
Për muajin Gusht 2017 është hartuar dhe zhvilluar 1 (një) plan operacional nga Sektori i Hetimit Krimeve, dhe 1 (një) nga Komisariati i Policisë Kukës.
Janë evidentuar 3 raste të kultivimit bimë narkotike, të kultivuara në 3 parcela me 281 rrënjë bimësh, të përmasave të ndryshme.
Të zbuluara këto me informacione policore nga strukturat e Policisë Vendore Kukës, në të tre rastet janë bëre veprimet proçedurale dhe janë referuar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Në territorin e Komisariatit të Policisë Kukës 2 raste me 241 rrënjë, me datë 11.08.2017 në Njësinë Administrative Malzi, fshati Mgull, lagje Skacaj, në tokë publike u gjetën 51 rrënjë të kultivuara në një parcele dhe rasti tjetër në Njësinë Administrative Arrën fshati Reptac në një zonë pyjore u gjetën 190 rrënjë kanabis.
Me datë 11.08.2017 në territorin nën juridiksionin e Komisariatit të Policisë Tropojë u gjetën 40 rrënjë të kultivuara në një parcele, në territorin e Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër, fshati Lugu i Zi, lagje Kërrnajë.
Nuk ka asnjë rast të konstatuar të kultivimit të bimëve narkotike në sera.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Gjatë muajit Gusht 2017 nga ana e e efektivëve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin janë organizuar 263 grupe kontrolli janë aktivizuar me shërbim 100 punonjës policie dhe 32 mjete të policisë , janë ushtruar 8 kontrolle në sera dhe minisera, 18 kontrolle në magazina dhe objekte, 30 kontrolle në ish-objekte ushtarake, 46 kontrolle në shtepi të braktisura, 42 kontrolle në stane e stalla, si dhe 107 kontrolle në ambjente të hapura.
Nga informacionet e marra rezulton se nuk është konstatuar asnjë rast që mund të ketë lidhje me kultivimin e bimëve narkotike
Seksioni i Policisë Ushtarake Kukës
Gjatë muajit Gusht 2017 është ushtruar kontroll dhe monitorim në 15 objekte ushtarake dhe konkretisht 9 kontrolle janë ushtruar në bashkinë Kukës, 2 në bashkinë Has, 2 kontrolle në bashkinë Tropojë dhe 2 kontrolle në bashkitë Fushë-Arrës dhe Pukë.
Gjithashtu është mbajtur kontakt i vazhdueshëm me komandantët e reparteve dhe rojet në vëzhgim të cilët janë caktuar për kontrollin e vazhdueshëm të objekteve ushtarake jashtë planit të përhapjes se FA-së.
Gjatë kontrollit nuk janë konstatuar raste të kultivimit apo magazinimit të bimëve narkotike.
Nën-Prefektet në Bashkitë Tropojë dhe Has.
Në bazë të porosive të marra në planet për luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike për muajin Gusht si dhe në bazë të informacioneve të ardhura nga Nënprefektët e Hasit dhe të Tropojës rezulton se ato vazhdojnë të jenë në kontakt të përditshëm e të vazhdueshëm me Drejtuesit e Komisariateve të Policisë si dhe me titullarët e bashkive respektive për marrjen e masave dhe koordinimi e punëve për vënjën para përgjegjësisë së shkelësve të ligjit.
Bashkia Kukës.
Në bazë të informacioneve të ardhura në Institucionin e Prefektit të Qarkut Kukës për muajin Gusht 2017 kjo bashki me specialistët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, specialistët e Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve si dhe me Inspektorët e Policisë në zonat e tyre përkatëse, janë të angazhuar në evidentimin e rasteve konkrete të kultivimit të bimëve narkotike brenda kufinjve territorial që këta punonjës operojnë..
Edhe për muajin Gusht përveç informacioneve konfidenciale si dhe rasteve të evidentuara nga organet kompetente të drejtorisë vendore të policisë Kukës , nuk kemi patur raste të tjera të konstatuara dhe të raportuara nga ana e kësaj bashkie
Bashkia Has.
Edhe gjatë muajit Gusht 2017 grupi i task-forcës i ngritur pranë kësaj bashkie ka inspektuar nëpërmjet specialistëve zona të ndryshme me mjetet e nevojshme duke realizuar operacionet në zbatim të “Planit të Veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, 2017-2020”.
Këto inspektime kanë qenë të koordinuara me drejtuesit e Njësive Administrative dhe si rezultat, vërehet se nuk ka raste të kultivimit apo trafikimit të kanabisit në Bashkinë Has.
Bashkia Tropojë.
Deri në momentin e dërgimit të këtij informacioni nuk kemi material të ardhur nga kjo bashki megjithë “Tërheqje Vëmëndje”që Institucioni i Prefektit i ka dërguar kësaj bashkie për mos raportim periodik të informacioneve të kërkuara në funksion të punës së Task-Forcës,si dhe mos pjesmarrje në takimet e zhvilluara në Prefekturë.
Drejtoria Arsimore Rajonale Kukës
Tani me fillimin e vitit të ri shkollor Drejtoria Arsimore Rajonale Kukës është e angazhuar maksimalisht dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e varësisë mbi funksionimin e Taks-Forcës Vendore Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit, gjithashtu do të përcjellë pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës të gjitha problematikat apo rastet e konstatuara.
Drejtoria Arsimore Rajonale Kukës është e angazhuar maksimalisht dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e varësisë mbi funksionimin e Taks-Forcës Vendore Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit, konkretisht kemi kontaktuar me të gjithë drejtuesit e institucioneve shkollore mbi futjen e planit të masave si pjesë e programit të tyre shkollor mbi sensibilizimin, parandalimin dhe mos përdorimin dhe trafikimit të kanabisit.
Aktualisht nga DAR Kukës për muajin Gusht 2017 nuk kemi informacion apo problematikë konkrete të konstatuar, apo raportuar pranë Task-Forcës.
Dega Doganës Morinë Kukës
Në zbatim të detyrimeve ligjore nga informacionet e ardhura informohemi se në Doganën Morinë për Muajin Gusht 2017 janë kryer 1129 skanime të mjeteve të ndryshme me drejtim daljen nga kjo doganë e udhëtimin për në Shqipëri dhe se nga këto skanime rezulton se:
“Nuk janë konstatuar raste të trafikimit të lëndëve narkotike”.
Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Kukës
Duke u mbështetur në kontrollet e realizuara nga specialistët e bujqësisë në fshatrat e njësive administrative që janë të riskuara për mbjelljen e kanabisit për muajin Gusht, aktivitetet e realizuara nga punonjësit e DB Kukës janë:
Në të gjithë kontrollet e ushtruara nuk ka rezultuar kultivimi të bimëve narkotike , tokat dhe serat e kontrolluara mbi bazën e Planit të Veprimit kanë qenë të mbjella me kultura bujqësore.
Gjatë takimeve në grup dhe ato individuale është folur me fermerët për dëmet dhe problemet që sjell kultivimi i kanabisit.
Drejtoria e Bujqësisë do vazhdojë punën për monitorimin e tokave në territorin e Qarkut Kukës dhe do të përdorë të gjithë format për ndërgjegjësimin e fermerëve për mbjelljen e kulturave bujqësore dhe ti thotë jo kultivimit të lëndëve narkotike.
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Kukës gjatë muajit Gusht nuk ka zhvilluar aktivitete por ka planifikuar që brenda muajit Shtator do organizojë një takim sensibilizues mbi përdorimin e lëndëve narkotike në shkollën e mesme ” Havzi Nela” Kukës ku do marrin pjesë psikologia e kësaj shkollës, mësues e nxënës te disa klasave..
Në bashkëpunim me njësitë administrative të bashkive të Qarkut Kukës dhe Drejtorinë Arsimore këto takime sensibilizuese do organizohen në disa nga njësitë administrative dhe në muajt në vazhdim do te shtrihen edhe në rrethet e Tropojës e Hasit
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve Kukes
Sektori i Inspektoratit Policisë Pyjore Qarku Kukës gjatë muajit Gusht ka kryer 10 inspektime në ekonomitë pyjore dhe kullosore mbi verifikimin e kultivimit të lëndës narkotike Kanabis sativa.
Në rrethin e Kukësit nga inspektorët e policisë Pyjore janë kontrolluar ekonomitë pyjore Tërthore-Lumës Njësia Administrative Tërthore , Gjalicë e Lumës, Njësia Administrative Shtiqën, Ekonomia pyjore Kalis (Sukë), Njësia Administrative Kalisë, Ekonomia pyjore Bushtricë (Vilë) Njësinë Administrative Bushtricë dhe ekonomia pyjore Mamëz Kalimash e cila shtrihet në dy Njësi Administrative Kolsh dhe Malzi,
Bashkia Has janë inspektuar ekonomia pyjore Tej Drini Bardhë, Njësia Administrative Gjinaj, ekonomia pyjore dhe kullosore Krumë Bashkia Krumë.
Bashkia Tropojë janë inspektuar ekonomia pyjore Lugina Tropojës, Njësia Administrative Tropoje, ekonomia pyjore Valbonë-Qerem, Njësia Administrative Margegaj dhe ekonomia pyjore Valbonë-Dragobi, Njësia Administrative Margegaj.
Sipas informacioneve të marra nga inspektoret e policisë pyjore rezulton se gjatë kontrolleve nuk kanë konstatuar të mbjella lëndë narkotike kanabis sativa.
Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar Ushqimit Kukës
Në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë Kukës janë ushtruar kontrolle në mënyrë të vazhdueshme në farmacitë bujqësore të Qarkut Kukës. Janë kontrolluar farmacia bujqësore për materiale mbjellëse kanabis, fara dhe fidane, 1 kontroll i ushtruar në Bashkinë Tropojë, 2 kontrolle në Bashkinë Has dhe 5 kontrolle të ushtruara në bashkinë Kukës
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe pushtetin vendor, kemi ushtruar gjithashtu kontrolle në bashkitë Kukës, Has, Tropojë.
Gjate kontrolleve të ushtruara në këto farmaci, nuk janë konstatuar fara, fidane të kanabisit.
Si drejtues të Task-Forcës Vendore ju garantojmë në koordinimin dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve në funksion të arritjes së rezultateve të kërkuara në “Planin e Veprimit 2017-2020” në funksion te eleminimit të fenomenit të kultivimit dhe trafikimit të kanabis-it.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin Tuaj.