Marshim sensibilizues ne bulevardin kryesor te Bashkise Kukes

Me rastin e dates 18 Tetor si Dita Europiane e Luftes Kunder Trafikimit ne zbatim edhe te zhvillimit te aktiviteteve te kalendarit te miratuar nga Koordinatori Kombetar Antitrafik sot me date 18.10.2017 ne oren 12.00 nga ana e Tryezes Teknike Antitrafik u zhvillua nje marshim sensibilizues me nxenes shkollash,mesues dhe psikologë,punonjes te administrates shteterore dhe qytetare te shumte ne bulevardin kryesor te qytetit nga ish shtepia e oficereve ne drejtim te sheshit para pallatit te kultures “Hasn Prishtina”

Drejtoria Arsimore Rajonale në bashkëpunim me drejtorite e shkollave kishte marre masat e duhura per nje pjesmarrje te kenaqshme ne kete manifestim te nxenesve te shkollave me pankarta dhe sllogane te luftes kunder trafikimit te personave.

Gjate ketij muaji DAR-ja nepemjet porosive te dhena ka vazhduar sensibilizimin e nxënësve për rreziqet e trafikimit të personave.në kuadër të edukimit ligjor, ku një nga pikat e këtij edukimi ka qenë dhe rreziku që vjen nga martesat në moshë të hershme dhe mundësite e trafikimit të nxënësve përmes martesave të paligjshme.

Vemendje e vecante po ju kushtohet femijeve me familje te cilat kane probleme ekonomike apo sociale ,me aftesi te vecanta apo  me prinder te divorcuar si nje nder kontigjentët e mundshem per rekrutim apo trafikim nga ana e grupeve kriminale,si dhe për ri-intergrimin e fëmijeve të kthyer nga emigracioni.

Nuk mund te leme pa pershendetur ne kete fushate angazhimin dhe punen e specialisteve te Drejtorise se Sherbimit Social Shteteror te cilet ne cdo kohe kane qene te gatshem te referojne per pasojat dhe te asisitojne ne rastet e Intervistimit te Viktimave apo Viktimave te Mundshme te Trafikimit prane strukturave te specializuara te Policise.

Ja vlen te vleresohet puna e mire e bere nga Bashkia Kukes dhe sidomos nga nga Drejtoria e Sherbimeve Sociale prane kesaj bashkie per identifikimin e personave ne rrisk trafikimi si ne qytet ashtu edhe ne Njesite Administrative ,si dhe ne promovimin e luftes kunder fenomenit te trafikimit dhe dhunes ne familje.

Drejtoria Rajonale e Shendetesise Kukes ka organizuar takime me punonjesit e Institucionit dhe te qendrave shendetesore mbi rolin e punonjesve te shendetesise per identifikimin e viktimave te trafikimit dhe ato ne rrisk trafikimi si dhe kane zhvilluar diskutime per menyren e identifikimit dhe raportimit te rasteve te fenomenit te trafikimit.

 

Kerkohet nje bashkepunim me i mire dhe forcimi i lidhjeve midis Komitetit Rajonal Antitrafik e Nenkomiteteve te ngritura ne dy bashkite Has dhe Tropoje  si dhe strukturave te ngritura prane Bashkive dhe Njesive Vendore me qellim adresimin e ceshtjeve qe lidhen me dhunen ne familje si dhe me mbrojtjen e grave dhe femijeve nga kjo dhune.

Pas ceremonise se marshimit te pranishmit vizituan ne ambientet e Pallatit te Kultures nje ekspozite te hapur me punimet dhe pikturat me te mira te nxenesve te shkollave te qytetit me teme luften kunder trafkimit te personave.

Nje falenderim shkon edhe per punonjesit e policise se rendit dhe policise rrugore te Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut per mbarevajtjen e aktivitetit te zhvilluar.