Marshim në bulevardin kryesor të bashkisë për luftën kundër trafikimit të personave.

Me rastin e 18 Tetorit “Dites Europiane te Luftes Kunder Trafikimit te Personave” me date 17.10.2018 ne segmentin rrugor Ish shtepia e ushtarakeve–Sheshi perpara pallatit te kultures u zhvillua nje marshim sensibilizues me nxenes te shkollave 9 vjeçare te bashkise Kukes dhe perfaqesues te Institucioneve te tjera qe jane pjese perberese e Tryezes Teknike Antitrafik në Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes.Nxenesit kishin pregatitur pankarta dhe banera me foto dhe vizatime per te sensibilizuar ne luften kunder ketij fenomeni dhe pati nje pjesmarrje te kenaqshme e kete aktivitet.Perpara Pallatit te Kultures Kukes nxenesit dhe mesuesit por edhe te pranishmit e tjere i pershendeti kryetari i TTAT z Abdulla Domi i cili falenderoi ne emer te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes per punen e bere ne realizimin me sukses te ketij aktiviteti.Ai gjithashtu pergezoi edhe sherbimin e policise rrugore per mbeshtetjen e qe i dhane zhvillimit qetesisht te ketij manifestimi dhe garantoi vazhdimin e zhvillimit te aktiteteve te tjera ne funksion te parandalimit dhe eleminimit te fenomenit te trafikimit te personave.