REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PREFEKTI I QARKUT KUKËS
Informacion per situaten e Emergjencave Civile e punen ne terren te Shtabit te EC Kukes
Qe nga data 30.11.2017 e ne vazhdim ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes eshte ngritur dhe funksionon Shtabi i Emergjencave Civile i cili ndjek situaten ne te gjithe territorin e Qarkut Kukes dhe raporton çdo 2-3 ore ne Zyren Operacionale te Situates ZOS prane Kryeministrit te Shqiperise z Edi Rama.
Eshte bashkerenduar puna me te tre Bashkite e Qarkut ,me Drejtorine Rajonale te OSHEE-se Kukes,me Drejtorine Vendore te Policise se Qarkut dhe ate te Kufirit e Migracionit,me Drejtorine e Bujqesise ,me Drejtorine Rajonale te Sherbimit Social Shteteror ,Drejtorine Rajonale te Shendetesise si dhe me aktore te tjere si Kryqi i Kuq Shqiptar ,per te pasur ne kohe reale dhe sa me te shpejte nje informacion per situaten ne terren me qellim marrjen e masave ne funksion te rikthimit te jetes dhe jeteses sa me normale te qytetareve.
Ne mengjesin e dates 01.12.2017 Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana se bashku me stafin e tij inspektuan ambientet e firmes “Marsi” firme kjo nenkontraktore te mirembajtjes e rruges se kombitne te cilen inspektuam mjetet e renda si fadroma,dhe bjelloruse e makineri te tjera qe perdoren ne nfunksion te mirembajtjes si dhe pame ne magazinat e kesaj firme edhe sasine prej 900-100 ton krype te cile e kishte gjendje te mgazinuar.
Ne baze te nje informacioni te ardhur prane shtabit te EC Prefekti i qarkut z Kuçana se bashku me stafin e tij me date 01.12.2017 ishin ne fshatin Domaj Njesia Sdministrative Gjinaj Bashkia Has per te pare nga afer demet e shkaktuara nga dalja e gurres se Domnit se bashke edhe me nenprefektin e Hasit z Selman Geca dhe pergjegjesin e EC te Bashkise Has z Man Rada.
Ju dhane porosi organeve te qeverisjes vendore qe te bejne menjehere largimin e qytetareve dhe te gjesë se gjalle nga kati i pare i baneses se Besmir Thaçit qe i kishte hyre uji brenda si dhe evidentimin e demeve te shkaktuara nderkohe qe situata ishte me e qete kjo edhe per faktin se niveli i ujit ishte ne ulje.
Po ne mesdite te dates 01.12.2017 Prefekti i Qarkut z Kuçana se bashku me shtabin e tij ishte per inspektim tek objekti i rendesise se veçante “Tuneli i Kalimashit”ku u njoh nga afer me gjendjen e makinerive dhe me gadishmerine e efektivit zjarrfikes si dhe te shoqerise sipermarrese te menaxhimit te tunelit,si dhe dha porosite e tij per nje bashkepunim edhe me cilesor ne drejtim te komunikimit dhe te nderhyrjes ne raste situatash.
Ne oret e mbremjes se kesaj dite z Kuçana beri nje inspektim te befasishem ne objektin “Dogana Morine”ku pa nga afer punen qe bejne strukturat e shtetit shqiptar si Policia Vendore dhe ajo e Kufirit e Migracionit,dega e Doganes ,Punonjesit e AKU-se etj ne paraqitjen serioze te tyre si pasqyre e shtetit shqiptar si dhe me menyren e perpunimit te pasagjereve dhe te mallrave ne kete pike doganore duke dhene edhe porosite e tij per permiresimin e gjendjes per nje standart me bashkekohor te ofrimit te ketyre sherbimeve.
Prefekti z Kuçana si dhe Shtabi i tij prane Prefektures ka qene dhe eshte gjate gjithe kohes ne ndjekje te situates se motit te perkeqesuar ,marrjen e informacioneve nga organet e qeverisjes vendore dhe te aktoreve te tjere antare te komisionit te planifikimit dhe perballimit te Emergjencave Civile si dhe komunikim çdo 2 ore me ZOS prane kryeministrit.
Abdulla Domi . Kukes 03.12.2017